Pas disa orësh të bllokuara, janë shpëtuar dy turistet nga Izraeli që ishin bllokuar te maja e Pejës, në aksin nga Vuthaj në drejtim të Parkut Kombëtar të Thethit.

Report Tv mëson se dy vajzat nga Izraeli, për arsye të mjegullës së dendur humbën rrugën.

Njoftimi për bllokimin e tyre erdhi nga nëna e vajza që ka komunikuar bujtinën ku ishin akomoduar dy vajzat në Theth.

Në drejtim të zonës u nisën edhe banorë të Thethit dhe një punonjës  i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Turistet e humbura
Zona ku humbën turistet