Mjegulla la në ajër mbrëmë mbi Rinas avionin e 'Blue Panorama', u rikthye në Itali, ja si do të veprohet me pasagjerët
Lëvizjet e avionit te “Blue Panorama” mbi Rinas dhe me pas kthimi ne Itali, pasi nuk u ul per shkak te mjegulles
Avioni i linjës “Blue Panorama” i nisur mbrëmë nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit për shkak të mjegullës së dendur. Avioni ka bërë disa rrotullime duke qëndruar disa minuta mbi detin Adriatik, por më pas në pamundësi për t'u ulur nga mjegulla u kthye në Itali duke u ulur në Brindisi rreth orës 23:00. Pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë, deri në momentin që janë ulur në tokë. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe pak ditë më parë në Rinas u pezulluan fluturimet si pasojë e mjegullës së dendur. Por nga mjegulla nuk ka pasur probleme vetëm avioni i linjës “Blue Panorama”, por edhe disa të tjerë për të cilët Aviacioni Civil njofton se fluturimet do të kryhen brenda ditës së sotme.
"Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq. Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/anullimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albaëings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Ëizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anulluara brenda ditës së sotme, por me vonesa. Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport. AAC informon publikun se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim" thuhet në njoftimin e Autoriteti Aviacionit Civil.
Lëvizjet e avionit te “Blue Panorama” mbi Rinas dhe me pas kthimi ne Itali, pasi nuk u ul per shkak te mjegulles
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/Mjegulla e dendur ‘mbulon’ Kukësin, vështirësi në qarkullim
19 Dhjetor 2023, 08:30
-
VIDEO/ Kruja dhe Fieri mbulohen nga mjegulla e dendur! Fushëpamja në rrugë, tepër e kufizuar! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve
8 Dhjetor 2023, 09:00
-
SHBA/ Aksident masiv, 158 makina përplasen për shkak të mjegullës së dendur, 7 viktima dhe 25 të plagosur (VIDEO)
24 Tetor 2023, 08:12
-
VIDEO/ Mjegull e dendur në Qafën e Llogarasë, kërkohet kujdes për drejtuesit e mjeteve
18 Maj 2023, 12:21
-
Mjegulla në juglindje vështirëson qarkullimin në akset rrugore Pogradec-Korçë-Devoll (VIDEO)
5 Janar 2023, 11:11
-
Mjegulla e dendur ‘pushton’ aksin Korçë-Pogradec, vështirësi në qarkullim (VIDEO)
1 Janar 2023, 16:04
-
Kukësi ‘pushtohet’ nga mjegulla e dendur! Vështirësi në qarkullmin e automjeteve në ‘Rrugën e Kombit’ (VIDEO)
25 Dhjetor 2022, 09:11
-
VIDEOLAJM/ Korçë, qyteti zgjohet 'nën pushtetin' e mjegullës
21 Dhjetor 2022, 09:00
-
Kukësi zgjohet i mbuluar nga një mjegull e dendur, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit
10 Shkurt 2022, 08:22
-
Mjegulla 'mbulon' qarkun e Beratit, vështirësi qarkullimi në qytet dhe akset nacionale (VIDEO)
18 Janar 2022, 09:07
-
Mjegulla e dendur 'pushton' Kukësin dhe Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve (VIDEO)
1 Janar 2022, 11:29
-
VIDEOLAJM/ Tirana , Fieri e Vlora zgjohen të mbuluara nga mjegulla
30 Dhjetor 2021, 08:47