Mjegulla i mori jetën legjendës së NBA-së Kobe Bryant, ja kush ishin viktimat e aksidentit ajror

KALIFORNI- E gjithë bota e sportit është në zi për largimin nga jeta  të legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant që humbi jetën në një aksident me helikopter bashkë me vajzën e tij Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë. Mjegulla, pra koha e keqe duket se është shkaku kryesor i rrëzimit të helikopterit të 41 vjeçarit. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se rreth zonës së aksidentit nuk kishte shikueshmëri  dhe se piloti nuk ka mundur dot të manovrojë për shkak të mjegullës. Helikopteri personal i Bryant ishte duke fluturuar me rreth 300 km/h në një kodër me lartësi 500 metra dhe mjekët bëjnë me dije se do të duhen të paktën dy ditë për të rikuperuar trupat e pajetë pasi aksidentit nuk i mbijetoi askush.

Helikopteri i Bryant ishte ngritur në fluturim rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte vënë re edhe moti i keq rreth zonës së fluturimit. Rreth 40 minuta më vonë  helikopteri është gjetur përballë një kodre me lartësi rreth 500 metra dhe piloti është munduar të fitojë menjëherë lartësi por nuk ka mundur duke u përplasur.

9 janë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të cilët janë identifikuar të gjithë me përjashtim të pilotit.

Viktima të aksidentit mbetën Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna. Mes viktimave është John Altobelli ish-lojtar dhe tashmë trajner bejzbolli. Në helikopter ishin edhe bashkëshortja e Altobellit, Keri dhe vajza e tij 13 vjeçare Alyssa Altobelli.

Christina Mauser trajnere basketbolli ishte mes viktimave. Ajo la pas bashkëshortin dhe fëmijet dhe ishte trajnere e vajzës së Kobe Bryant.

Tjetër viktimë e aksidentit mbeti edhe Payton Chester shoqe në ekipin e basketbollit ku bënte pjesë vajza e legjendës së basketbollit dhe Sarah Chester e ëma e Payton. I vetmi që nuk është identifikuar ende është piloti.

Aksidenti tragjik që i mori jetën Kobe Bryant, identifikohen 9 viktimat:

Kobe Bryant

Gianna Bryant

John Altobelli

Keri Altobelli

Alyssa Altobelli

Christina Mauser

Payton Chester

Sarah Chester

Piloti , ende i paidentifikuar

*Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipja: 28/01/2020 02:42

    Nuk e kishte fajin mjegulla,,,nuk kishte mjegull,,faji eshte i pilotit ,,i ka humbur kontrolli,,dhe kishte shume njerez..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren