Mjekë në krye të spitaleve, ministri
teknik nis reformën në shëndetësi 

Mjekë në krye të spitaleve, ministri<br />teknik nis reformën në shëndetësi 
Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar disa takime informuese me drejtuesit dhe personelin shëndetësor të spitaleve rajonale ku ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme zbatimin me korrektese të Vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon përfshirjen administratës publike dhe personelit shëndetësor në fushatën zgjedhore. 

Që në krye të herës Ministri lajmëroi ngritjen e grupeve të punës për të evidentuar çdo rast të shkeljes së ligjit zgjedhor dhe ritheksoi se askush nuk do të mund të bëjë presione mbi mjekët dhe infermierët për t’u përfshirë në fushatë dhe për të tjetërsuar votën.

Sipas Beqirit integriteti i punonjësit të shërbimit spitalor nuk do të cënohet duke tjetërsuar vullnetin e votës së lirë në favor të një subjekti të caktuar elektoral.

Në fakt, Ministria e Shëndetësisë është një nga institucionet më të “qeta” nëse kujtojmë konfliktet dhe shkarkimet masive në Ministritë e tjera, në krye të së cilave janë vendosur gjithashtu ministra teknik.   

Por, edhe pse në heshtje dhe pa bujë të madhe Beqiri ka bërë një sërë shkarkimesh në spitalet rajonale, ku arsyeja nuk ka qënë vetëm pjesmarrja në fushatë zgjedhore por edhe abuzimet e konstatuara nga Ministria e Shëndëtësisë përmes grupeve të kontrollit në terren.

Ajo çfarë gjithashtu ka kaluar në heshtje janë edhe emrat që kanë zëvendësuar drejtorët e pezulluar apo shkarkuar.

Mësohet se, të gjithë titullarët e rinj të emëruar nga Ministri Beqiri, në krye të spitaleve, janë mjekë të cilët kanë një eksperiencë të gjatë në fushën e mjekësisë.

Në një kohë ku të gjithë janë të fokusuar te fushata zgjedhore, Ministri i Shëndetësisë duket se ka nisur reformat e para në shëndetësi, duke u kthyer shëndetësinë mjekëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri