Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shtyrë datën e testimit për të gjitha profesionet e shëndetësisë. Mjekët, farmacistë, infermierë do të jepnin provimin e shtetit në muajin dhjetor, por data është shtyrë për në fund të muajit janar 2016.
“Nisur nga verifikimet që do të kryejnë Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Shëndetësisë, lidhur me procedurat e zhvillimit të provimit të shtetit, në kuadër të Urdhrit të përbashkët nr. 467, datë 07.12.2015, njoftojmë të gjithë kandidatët që janë regjistruar për të dhënë provimin e shtetit në profesionet e rregulluara të mjekut, stomatologut, farmacistit, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të laboratorit dhe teknikut të imazherisë se provimet e shtetit, të parashikuara për t’u zhvilluar në muajt Nëntor – Dhjetor 2015, do të shtyhen për t’u zhvilluar në fund të muajit Janar 2016”, - thuhet në një njoftim të AKP-s.
/Shqiptarja.com