Mjekët japin alarmin, shtohen
të sëmurët diabetik

Mjekët japin alarmin, shtohen<br />të sëmurët diabetik
Mjekët japin alarmin, shtohen të sëmurët diabetik. Sëmundja e diabetit ka shfaqur një rritje të rasteve të saj vitet e fundit.

Duke ju referuar të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, vetëm 7 vitet e fundit numri i të sëmurëve diabetik ka shkuar në 65 mijë. Kjo sëmundje është e dyta që përfiton rimbursimin më të lartë të barnave për të sëmurët që përfitojnë nga skema e rimbursimit.

Mosha më e prekur nga kjo sëmundje i përket grupmoshës 40-65 vjeç, por mjekët janë të alarmuar për shkak se janë shtuar shumë rastet kur diabeti shfaqet edhe tek fëmijët.

Problematika kryesore me këtë sëmundje është fakti se duke qenë kronike ajo vetëm kurohet dhe nuk shërohet.

Shkrimi u publikua sot(23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan