TIRANE- Teksa prokuroria e Tiranës ka rihapur hetimet për zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar dhe verifikimit të dhunës policore në ambjentet e shoqërimit të demostruesve, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i kërkoi “Urdhërit të mjekut” të hetojë deklaratat e dy mjekëve të spitalit Ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega. Dy mjekët vetëm pak orë pas vrasjes së tre demostruesve të opozitës Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, kanë deklaruar në mendia se viktimat ishin qëlluar me armë të kalibrit të vogël dhe nga një distancë e afërt.

Këtë argument mjekët e sipërcituar në atë kohë e bazuan në faktin e kqyrjes së plagës së plumbit tek tre viktimat, si dhe tek personi Aleks Nika, që deri në ato momente ndodhej në gjëndje kome. Këto deklarata, ishin në sinkron të atyre që u pohua nga kryeministri Sali Berisha vetëm disa orë më pas dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të kabinetit “Berisha”.

Tre vjet pezullim
Ministri Beqaj kërkon heqje e përkohëshme e liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjeçare si dhe detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese për këta dy mjekë. Sipas ministrit dy mjekët të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë janë gjëndur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë, të "Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore".

Më tej në deklaratën e ministrisë thuhet: “Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në TV, duke deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtja,Aleks Nikaj. Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik."- nënvizohet në deklaratën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut.

Pyetja e policëve
Në vijim të hetimeve të dhunës së ushtruar në ambjentet e komisariateve të Tiranës ndaj demostruasve të 21 janarit, prokuroria e kryeqytetit ka marrë në pyetje ish-shefat e komsariateve dhe shefat e rendit dhe ata të krimeve. Gjatë pytetjes asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të kishte ushtruan dhunë në komisariatin që drejtonte gjatë kohës kur kanë ndodhur ngjarjet e 21 janarit. Mes personave që është marrë në pyetje, ka qënë dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muça.


Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)