TIRANË - Temperaturat e ulëta në vend kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve, që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë institucioneve shëndetësore, ndërsa më të prekur janë fëmijët.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik flasin për rreth 12.000 raste në javë, me simptoma të virozave stinore, pjesa më e madhe prej të cilëve me simptoma të infeksioneve respiratore. Ky numër është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë, aktiviteti gripal paraqitet brenda atij sezonal.
Të dhënat nga ISHP flasin për 11.170 raste me infeksione respiratore të sipërme e të poshtme, si dhe rreth 900 raste me diarre, numër ky më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Strukturat shëndetësore apelojnë për aplikimin e vaksinës antigrip, veçanërisht te grupet më në risk, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzënë, të sëmurët kronikë, etj. Aplikimi i saj duhet të bëhet pranë qendrave shëndetësore.
Mjekët këshillojnë gjithashtu përdorim me kriter të antibiotikëve, të udhëzuar vetëm nga mjeku në rast të prekjes nga sëmundja, si dhe përdorimin e lëngjeve të frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com