TIRANE - Mjekët e Qendrrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë vijuar edhe ditën e sotme protestat për kushtet e punës dhe tesimit të mjekëve, duke kërkuar edhe një herë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Duke folur për mediat, mjeku infeksionist Tritan Kalo kërkoi edhe njëherë shkarkimin e përfqësuesëve të Ministrisë së Shëndetësië. Sipas tij korrupsioni nuk fillon nga poshtë – lart, por nga kokat drejtuese të sistemit shëndetësor.
“Nuk pranojmë të ulemi të diskutojmë më një ekip drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë i cili është vetëdiskredituar dhe prej tyre presim dy gjëra, ose të dorëhiqet ose të shkarkohen. Nuk janë bluzat e bardha që me 200 lekëshat e mjekut, infermierit është i korroptuar, por janë aferat korruptive milionëshe të lënies me koncension të tendrave vend e pavend të sistemit tonë shëndetësor të cilat bëjnë që ky korrupsion të lulëzojë lart po të na mbysë ne poshtë.” tha Kalo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO