TIRANË - Grupi i imamëve të vetëshpallur që janë nën akuzë për rekrutimin e luftëtarëve në Siri, nuk e kanë kapërdirë ofendimin që i bëri në seancën e shkuar, bashkëshortja e një shqiptari që lufton përkrah ISIS kur i quajti “mjekët cjepër”. Ata nuk kanë pranuar të qëndrojnë në sallën e gjyqit këtë të martë nëse dëshmitarja më parë nuk i kërkonte falje. Por Nazime Allxhaka, gruaja e Mustafa Kuçit nuk pranoi të tërheqë ofendimin duke mos i kërkuar falje. Në këto kushte seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi sërish.
 
Edhe të martën e kaluar seanca u ndërpre në momentin kur dëshmitarja ju drejtua xhihadistëve “Mjekër cjepër ju më çuat burrin në Siri”. Deklaratë kjo që ngjalli tension e debate në sallë, saqë gjyqtarit ju desh të ndërpresë procesin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)