Mjekësia, universiteti është në
pikëpyetje, forum për ekzistencën e tij

Mjekësia, universiteti është në<br />pikëpyetje, forum për ekzistencën e tij
TIRANE- Ekzistenca e universitetit të Mjekësisë, i krijuar me një vendim të qeverisë Berisha në janar të këtij viti, do të vendoset nëpërmjet një forumi, mes ekspertëve më të mirë të shëndetësisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me shefat e QSUT-së, ka deklaruar se brenda muajit tetor, ministri i Shëndetësisë do të mbledhë ekspertët më të mirë të kësaj fushe, ku do të diskutojnë për fatin e këtij universiteti. “Do të mblidhemi për të diskutuar mbi ekzistencën e universitetit të Mjekësisë. Pasi duhet të jemi të sinqertë që ai nuk mund të funksionojë më si një shtojcë politike, ashtu siç u hap. Nëse vendosim që ky universitet do të funksionojë, atëherë duhet të përcaktojmë modalitet si si duhet të rritet dhe fuqizohet, por kështu siç është, ai nuk mund të funksionojë”, - ka deklaruar Edi Rama.

Dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili prej kohësh po përplaset me rektoren e univcersitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, (ne foto) dhe që ka kërkuar që ky universitet të mbyllet, nuk e ka fshehur entuziazimin për këtë propozim të Ramës edhe në sallën ku po zhvillohej takimi. “Ky projekt është i dështuar që në fillim dhe universiteti i Mjekësisë, e ka nisur rrugëtimin e tij me shumë borxhe. Aktualisht jemi në një fazë ku fondet tona dhe të pagave të pedagogëve janë përdorur për universitetin. Ai dështoi që në fillim dhe nuk mund të vazhdojë më tej” , - ka deklaruar dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa.

Ndërkohë që vetë rektorja e Mjekësisë, Jera Kruja, ka dëgjuar me qetësi propozimin e Ramës për institucionin arsimor që ajo drejton, jo e zgjedhur nga vota e kolegëve dhe studentëve, siç ndodh në të gjitha universitetet publike, por e emëruar me anë të një VKM-je, nuk ka preferuar të shprehet për këtë vendim. Ndonëse gazeta u përpoq të komunikonte me të për këtë çështje, ajo nuk pranoi të flasë fare në lidhje me propozimin e Ramës.
 
DILEMA
Fakulteti i Mjekësisë, i ka kërkuar që në vitin 2007, Ministrisë së Arsimit që të shkëputet nga Universiteti i Tiranës, për shkak të konflikteve që kishte me rektorin Dhori Kule, dhe të krijohet universiteti i Mjekësisë. Në janar të 2013-ës, u krijua  universiteti i Mjekëisë, por sërish mjekët janë të pakënaqur dhe kërkojnë zhbërjen e tij
 
 Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi