Mjekët ankohen te Beqaj: Privatët na
i sjellin pacientët në gjëndje të rëndë

Mjekët ankohen te Beqaj: Privatët na<br />i sjellin pacientët në gjëndje të rëndë
TIRANE- Spitalet private i dërgojnë në QSUT pacientët e tyre në gjendje të rëndë dhe në rast se pacienti ndërron jetë regjistrohet si vdekje në spitalin publik.
 
Kjo strategji, me sa duket e përdorur shpesh nga spitalet private, për të mbuluar rastet e vdekjeve, ka shqetësuar shefat e shërbimeve të Qendrës Universitare “Nënë Tereza”. Madje ata i kanë kërkuar dje ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të rishikohet kjo marrëdhënie me spitalet private. 
  
“Unë kam një kërkesë për ministrin e Shëndetësisë për rishikim të marrëdhënieve me spitalet private. Unë kam një shqetësim që nuk po e zgjidh dot: Shtrohen në spitale private dhe kur vijnë në gradën e fundit, i përplasin me ambulancë te dera. Bëhet fjalë se çfarë kontributi mund të jap unë dhe vartësit e mi për një gjë që ne nuk e dimë se çfarë kanë bërë. E dimë me familjarët, presioni është i jashtëzakonshëm. Sigurisht, kostoja tani atij i ka shkuar aq sa nuk mban.  Prandaj, këtu unë nuk mund të jap receta sepse është një mbledhje shumë e madhe ,por këtu disa gjëra duhen bërë sepse lulëzimi i këtyre spitaleve private, të cilat në parim duhet të jenë kompatibël me sptialet shtetërore për arsye objektive e subjektive, lulëzojnë në mënyrë edhe të padrejtë. Pa qënë të paaftë të bëjnë atë punë që ata bëjnë,vijnë edhe përplasen këtu.”- tha Shefi i Kirurgjisë Vaskulare në QSUT, Edmond Kapedani, i pranishëm në analizën vjetore të QSUT që u mbajt dje.

Vetëm gjatë kësaj jave që sapo lamë pas, familjarët e dy pacientëve që ndërruan jetë në spitalin Hygeia, bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm. Luiza Lati 63 vjeçe vdiq në sallën e operacionit, ndërsa hasan Pashaj, 71 vjeç u dërgua në reanimacionin e neurologjisë në QSUT në gjendje të rëndë, ku edhe ndërroi jetë vetëm dy orë pasi mbërriti nga spitali Hygeia.
 
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj