Mjekët: Antibiotikët po
keqpërdorohen në ekstrem

Mjekët: Antibiotikët po<br />keqpërdorohen në ekstrem
TIRANE- Pacientët shqiptarë përdorin mbi norma medikamentet dhe sidomos antibiotikët. Ky alarm jepet nga vetë bluzat e bardha të cilët pohojnë se janë të paktë ata mjekë të cilët në recetat e tyre nuk përshkruajnë antibiotikë. Ndërkohë që më shqetësues është fakti se antibiotikët që përshkruhen janë shumë të fortë dhe me një spektër të gjerë, çka do të thotë se luftojnë shumë sëmundje, por për pasojë pacientët fitojnë një rezistencë ndaj tyre.

Prof. Hasan Hafizi mjek pneumolog tregon se abuzuesit më të mëdhenj me antibiotikët janë mjekët e familjes, por edhe farmacistët të cilët japin barnat pa recetë. “Në Shqipëri antibiotikët janë në keqpërdorim ekstrem, si nga mjekët të cilët i përshkruajnë në çdo recetë, po ashtu edhe nga farmacistët të cilët ua rekomandojnë pacientëve pa recetën e mjekut specialist. Gabim tjetër është se pacientët tonë kërkojnë injeksione, një i sëmurë ambulator nuk ka pse të trajtohet me antibiotike injektabël, por duhet ti marrë ato nga goja. Kjo kulturë duhet të ndryshohet, dhe kjo është detyra e jonë si mjekë” pohon Hasan Hafizi mjek penumolog në Sanatorium.

Sipas tij, shqetësues është edhe fakti që shumë mjekë nuk përdorin metodat e reja të kurimit, të cilat janë më efektive por vazhdojnë të ruajnë praktikat e vjetra. “Kemi raste që mjekët e familjes përshkruajnë sërish gentamicina. Po kështu shqetësues është fakti se antibiotikët me spektër të gjerë përshkruhen edhe për një infeksion të thjeshtë bakterial” pohon Hafizi. Ndërkohë specialistët pohojnë se një fakt shqetësues është mosnjohja e protokolleve të mjekimit që hartohen nga shoqatat e mjekëve, të cilët janë shumë efektivë.

Një tjetër këshillë është edhe edukimi në vazhdim për bluzat e bardha në mënyrë që të njihen me risitë e shkencës së mjekësisë sa i përket trajtimit të sëmundjeve të ndryshme. Kurse mjekia infeksioniste, Gjeorgjina Kuli ka pohuar se për mjekët e parësorit është shumë e rëndësishme që tek fëmijët të mos rekomandohen antibiotikë në rastet e infeksioneve virale, por vetëm në rastet e infeksioneve bakteriale. 

Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen