Mjekët apelojnë për të treguar
kujdes me ekpozimin në diell

Mjekët apelojnë për të treguar<br />kujdes me ekpozimin në diell
TIRANE - Rastet e reja me melanomë, apo kanceri i lëkurës, janë gjithmonë e në rritje si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Me afrimin e sezonit veror, mjekët apelojnë për të treguar më tepër kujdes me ekpozimin në diell.

Melanomat janë të lidhura me ekspozimin e rrezeve ultraviolet në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë më të shkurtra, por shumë intensive. Melanoma eshte kanceri i lëkurës më i zakonshëm në mbarë botën, por është edhe një nga llojet më të rënda.

"Rastet me melanomë ne vendin tonë diagnostikohen në faza të avancuara, ku kostot e trajtimit janë më të medha, ndaj i duhet kushtuar rëndësi diagnostikimit të hershëm", theksojnë mjekët dermatologë.

Sipas dermatologëve, për t’u mbrojtur nga kanceri i lëkurës, qytetarët duhet të mbajnë parasysh shmangien e diellit në oraret e rrezikshme ora 10:00 - 16:00, përdorimin e kapeleve me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV, përdorimin e veshjeve per mbrojtje dhe qëndrimit në hije, përdorimin përherë te produkteve mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash