TIRANE- Provimet e shtetit për profesionet e shëndetësië do të nisin në 4 maj dhe do të përfundojnë në 21 maj. Agjensia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin me datat e provimeve, ku të parët do të testohen infermierët.
Nga data 4-13 maj do të testohen infermierët, në datën 14 do të japin provimin stomatologët, në datën 15 mjekët dhe Teknik Laboratori. Më pas do të testohen farmacistët, në 18 maj, profesioni i Mamisë në 19 dhe Fizioterapi në 20 maj. Në ditën e provimit kandidatët për mjekë duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit. Duhet të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe mandatin e pagesës së tarifës së provimeve të shtetit. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në provim ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi.
/Shqiptarja.com