TIRANE- Infermierët do të fillojnë të mbledhin kreditet duke filluar nga data 1 qershor 2016. Vendimi i Qendrës Kombëtare për Edukimin në Vazhdim përcakton afatet se kur duhet të fillojnë grumbullimi i krediteve për të gjithë profesionistët e shëndetësisë. Programi i ciklit të dytë për mjekët do të përfundojë në vitin 2018, ndërsa cikli i parë për çertifikimin e infermierëve do të mbyllet në 31 dhjetor 2019.
“Programi i certifikimit për profesionistët e shëndetësisë është 4 vite (1 janar 2015 - 31 dhjetor 2018), brenda të cilëve mjekët duhet të mbledhin 120 kredite të edukimit në vazhdim, stomatologët dhe farmacistët e ndihmësfarmacistët 60 kredite, ndërsa infermierët e mamitë 40 kredite. Programi i certifikimit për infermierët dhe mamitë fillon në 1 janar të vitit 2016 dhe përfundon në 31 dhjetor 2019.
/Shqiptarja.com