Mjekët e QSUT: Testimi antligjor!
Shefat e shërbimit t'i zgjedhim vetë

Mjekët e QSUT: Testimi antligjor!<br />Shefat e shërbimit t'i zgjedhim vetë
TIRANE - Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë kanë dalë ditën e sotme në protestë lidhur me pagat, kushtet e tyre të punës dhe testimit të mjekëve që pritet të ndërmerret nga qeveria.

Nisur nga situata e krijuar, mjekët kanë formuar edhe Unionin e Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare, një organizatë e cila do të mbrojë dinjitetin e bluzave të bardha, por jo vetëm. 

Në fjalën e tyre bluzat e bardha përsëritën kërkesat e tyre për përmirësim të kushteve të punës, rritje të pagës dhe të shpërblimeve si dhe ripërsëritën qëndrimin e tyre kundër testimit të mjekëve.

Veç të tjerash mjekët në kërkesat e tyre nënvizuan edhe faktin që shefat e shërbimeve të zgjidhen nga vetë bluzat e bardha me një mandat të mirëpërcaktuar 4 vjeçar si dhe me të drejtë zgjedhje vetëm 1 herë.

Po ashtu mjekët nënvizuan se është i rëndësishëm një edukim i vazhdueshëm i mjekut, por jo përmes nismës që ata e quajtën antiligjore të testimit.

“Për herë të parë mjekët krijojnë një union, që përfshihen të gjithë profesionistët, pa dallime partiake që zëri i tyre të përçohet kudo. Një bashkim që do të mbrojë sa të jetë e mundur dinjitetin e bluzave të bardha. Ne, profesionistët e mjekësisë shqiptare, të organizuar në organizatën sindikale ‘Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare’, i themi ‘jo’ dhunës dhe diskriminimit të bluzave të bardha të çdo lloj metode, forme apo iniciative jo ligjore. Në këtë protestë ne kërkojmë, përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambiente, mjete, aparatura bashkëkohore, rritje të shkallës së sigurisë në mjediset shëndetësore, protokolle klinike kombëtare për diagnostikimin. Gjithashtu ne kërkojmë që shefat e shërbimit të zgjidhen nga vetë bluzat e bardha me mandate të mirëpërcaktuara 4 vjeçare dhe me të drejtë zgjedhje 1 herë.  Edukimi në vazhdim si kudo në Evropë të jetë gur themeli për stafin profesional duke përmirësuar procesin e arsimimit. Ky edukim në vazhdim, nuk e parasheh dhe nuk e justifikon nismën antiligjore të testimit mjekëve. Shefat e shërbimeve nuk kanë një status të përcaktuar mirë dhe është një kohë kur do të reformohen shefat e shërbimeve. Ne jemi të hapur të kontaktojmë me ministrin dhe të konsultohemi.” thanë bluzat e bardha

Lista me kërkesat e mjekëve tashmë është dërguar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ende nuk ka reaguar, ndonëse ka 3 javë që protestohet.

Prej kohësh që nga paralajmërimi i qeverisë për testim të mjekëve, kanë qenë vetë bluzat e bardha të cilët kanë kundërshtuar këtë nismë, duke e cilësuar antiligjore. 

Redasia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin