Një 72- vjeçar nga fshati Bilaj në Krujë endet prej dy vitesh në shtratin e vdekjes -edhe pse mjekët i dhanë vetëm 6 muaj jetë.
Veç sëmundjes së rëndë, familja e tij është e zhytur në varfëri ekstreme pasi nuk mund të punojnë, për shkak se duhet t’i shërbejnë kryefamiljarit të sëmurë.
E gjithë familja e tij jeton vetëm me 95 mijë lekë në muaj.
Mjekët i dhanë vetëm 6 muaj jetë dhe e nxorën nga spitali si të pashpresë, e të vuante në shtratin e vdekjes.
Por 2 vite më pas, Martin Doda vijon të qëndrojë në shtrat, duke i marrë jetës pak muaj më shumë.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm dergjja e pashpresë, Martin Dodës i shtohet edhe sakrifica e familjes, që çdo ditë detyrohen ta kalojnë duke ruajtur babanë e shtpisë dhe të presin lëmosh nga të tjerët, pasi sëmundja që u ka pushtuar shtëpinë nuk i lë as të punojnë apo të sigurojnë të ardhura për të mbajtur frymën gjallë.
Klidi, i biri i Martinit, rrëfen se nuk mund të largohet nga banesa për punë pasi i ati do shërbime në çdo moment.
“E do shërbimin duhet t’i rrish në kokë, nuk mund të iki në punë. Është i paralizuar nuk lëviz fare. Nevojat personale nuk i kryen. Me 95 mijë lekë me zor jetojmë me bebelina,pampersa, vizita, ilace, energjia elektrike, taksa. Nusja pa puna djalin e kam të vogël me cfarë duhet të paguajë?", shprehet Klidi Doda, i biri i Martini.
Më tej Klidi Doda rrëfen edhe vuajtjet që nga shtrimi në spital, humbja e shpresës nga ana e mjekëve dhe refuzimi i për pensionin e invaliditetit. Sipas tij, familja e ka të pamundur që ti plotësojë të gjitha nevojat babait të sëmurë apo ti blejnë ilaçet.
“E shtova të neurologja në Tiranë, i bën ca mjekime, por asnjë lloj përmirësimi . I thanë ka 6 muaj jetë por ai ka dy vite që është i sëmurë", shton Klidi.
Martin Doda tashmë dergjet në shtrat prej dy vitesh.
Në kohën kur u paralizua ai u shtrua ne repartin e neurologjisë ku dhe mori mjektimin, por mjekët e nxorën si të pashpresë.
Edhe në muajt në vijim nuk pati ndonjë permiresim madje javët e fundit shëndeti i është rënduar së tepërmi.
Ai nuk mund të levizë nga vendi pasi njëra kembë dhe njëra dore i janë paralizuar, madje sëmundja i ka prekur edhe trurin dhe nuk është në gjendje as të flasë.

Martin Doda në shtrat dhe i biri Klidi që i qëndron te koka

Martin Doda në shtrat dhe i biri Klidi që i shërben
[gallery]22974[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO