TIRANË- 2 orë takim në kryeministri kanë prodhuar një dakordësi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjekëve. Të mërkurën do të ngrihen grupet e punës me përfaqësues nga Ministria dhe Sindikata për realizimin e katër kërkesave të bluzave të bardha.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 11:00, i cili u mbajt në Kryeministri, teksa i pranishëm ishte edhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti. Në përfundim të takimit, Manastirliu i vlerësoi si të drejta kërkesat e tyre dhe tha se do të punohet deri në realizimin e tyre, pasi "të dyja palët janë në të njëjtën llogore".

"Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat e tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen. Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t'i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve", tha Manastirliu.

Mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim tha se janë hedhur bazat e bashkëpunimit. "Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t'u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje", tha mjeku.

Ndërkohë, teksa në Kryeministri po zhvillohej takimi, paralel në QSUT disa mjekë po protestonin. Protesta e tyre nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 10:30. Për mikrofonin e Report Tv, kirurgu Ibrahim Bruka tha se mjekët u mashtruan pasi nuk u pritën në takim as nga Rama dhe as nga ministrja.Megjithatë, duket se politika nuk ka mundur që të qëndrojë jashtë kësaj proteste, pasi Bruka rezultoi që është një nga kandidatët e PD për qarkun e Kukësit.

Kërkesat e mjekëve
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.\

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
2 orë takim me 4 mjekët/ Manastirliu: Do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe ministrisë për 4 kërkesat! Nisin të mërkurën (VIDEO)

"Ne jemi në të njëjtën anë të llogore", kështu tha Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim të takimit me 4 përfaqësuesit e mjekëve në Kryeministri. Ajo bëri me dije se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha.

"Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat ee tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen, Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t'i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Një vit e pak përpara në saj të punës që kemi bërë së bashku, ndryshimet në Kodin Penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve", tha Manastirliu. 

Pyetur për protestën që po zhvillohej paralel, Manastirliu tha "Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë", tha ajo.

Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim.

"Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t'u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje", tha mjeku.

Ora 11:06
Përfundon pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren Manastirliu

Përfundon pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ora 10:29
Mbyllet protesta/ Mjeku: Përfaqësuesit tanë nuk u pritën as nga Rama e as nga Manastirliu! Mashtrim (VIDEO)

Mbyllet protesta e bluzave të bardha në QSUT! Një nga bluzat e bardha, përfaqësues i sindikatës, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT është shprehur se bluzat e bardha kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nuk janë pritur nga asnjëri. Ai tha se bluzat e bardha janë pritur në takim nga këshilltarë të kryeministrit, gjë e cila sipas tyre është një mashtrim.

Ora 10:08
Takimi në kryeministri nuk ndal protestën, bluzat e bardha mblidhen para QSUT! Policia s'u dha leje (FOTO-VIDEO)

Në një kohë që 4 përfaqësues nga bluzat e bardha janë në takim në kryeministri, kjo nuk e ka ndalur protestën e mjekëve në QSUT. Ata janë mbledhur në hyrje të spitalit, siç shihet në fotot e sjella nga Report Tv.

Ora 09:31
Një grup prej 4 mjekësh fillojnë takimin në Kryeministri! Të pranishëm Manastirliu dhe Joti (FOTO-VIDEO)

Një grup prej 4 mjekësh fillojnë takimin në Kryeministri. Report Tv mëson se dy prej mjekëve që janë në takim me Ramën janë Gent Stroni dhe Arjan Mezini. Ndërkohë, mësohet se e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.