TIRANË- Bindjet politike nuk kanë mundur që të qëndrojnë jashtë protestës së mjekëve që zhvilluan ditën e sotme në QSUT.

 Edhe pse nga pamjet e sjella nga LSA-ja, në takim u pa që ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastilriu dhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti, një prej mjekëve, Ibrahim Bruka për mikrofonin e Report Tv akuzoi se bluzat e bardha janë mashtruar pasi janë pritur nga këshilltarë të kreut të qeverisë, pasi ky i fundit kishte refuzuar. Sipas tij, takimi ishte planifikuar që të zhvillohej me Ramën dhe ministren për t'i paraqitur 4 kërkesat e tyre, por ata nuk i kanë pritur, duke ua lënë në dorë këshilltarëve të shefit të qeverisë.

Manastirliu në Kryeministri në pritje të mjekëve

Megjithatë, duket se Ibrahim Bruka në këtë protestë nuk ka shkuar për të përfaqësuar bluzat e bardha, por si zëri i opozitës! Bruka, siç shihet në listën që vetë demokratët kanë publikuar, është renditur si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit.

Kandidatët për deputet Dega Kukës, Qarku Kukës
Admir Sinamati
Arben Cejku
Bashkim Shehu
Ibrahim Bruka
Sahit Prizreni
Vjollca Vata