Historia e Shërbimit Veterinar Shqiptar, prej vitit 1912 e deri në vitin 1944. Sfidat, vështirësitë, sëmundjet, ligjet e reja, ekspertët e huaj në vitet 20-30 dhe grupi i parë i mjekëve veterinerë shqiptarë.
I ftuar në studio, Doktor Ymer Elezi. Esencë, çdo të premte ora 21:00 në Report Tv
Eljan Tanini: -Sherbimi Veterinar Shqiptar ka një mision shumë fisnik, sepse mbron kafshët dhe njerëzit. Cila është historia e tij në Shqipëri?

Ymer Elezi: -Misioni është shumë fisnik, rreth 265 vite më parë, këtë e ka hapur Franca për herë të parë në Lion më 4 gusht 1761 me 30 studentët e parë. 3 etapa me rëndësi ka veterinaria te ne:
1. Periudha përpara Osmane
2. 1912-1944
3. Pas Çlirimit të Shqipërisë hapet me disa nëndarje.
Mjeku veterinar e ka bazën në ushtri, i nënshtruar pozitivisht përballë ligjeve, kjo është në thelb edhe Historia e Shërbimit Veterinar Shqiptar, 1912-1944. Në Arkivin e Shtetit ka dokumenta që thonë se mjeku i parë shqiptar është Sejfi Vllamasi, i ardhur nga Struga, ai ka punuar në kohën e Princ Vidit. Ushtritë sillnin me vete edhe kafshët e tyre.
Eljan Tanini: -Si nisin rregullat në këtë kohë e në vazhdim, por edhe sot?
Ymer Elezi: -Ajo që spikat në këtë kohë është edhe problemi i sëmundjeve, me 27 infeksione, të dhëna nga inventarizimi. Shkatërruese ishte plasja dhe gëlbaza. Arsyet janë nga kushtet klimatike dhe mjedisore. Në ato vite pasqyrimi i gjendjes reale të blegtorisë ishte i rëndësishëm, por shteti nuk përfaqësohej askund, u ndërhy te Mbreti Zog i Parë.
Viti 1927, u krijua Ministria e Buqjësisë dhe e Pyjeve me një drejtori të veterinarisë. U propozua figura e Bilal Golemit. Ai kish ikur 7 vjeç nga Kurveleshi në Turqi. Ishte mjek veterinar në ushtri, u përfshi në lëvizjet kohës me Ataturkun. Ndërkohë u bë në Francë Bakterolog, sepse në Gjermani nuk ia doli dot. Në Francë krijoi emër, e ribëri prapë shkollën, u martua atje dhe u bë asistent i një doktori të famshëm. Vjen në Shqipëri me familjen sepse u martua në Francë, prandaj 1 Marsi mund të quhet edhe dita nisjes së Shërbimit Veterinar Shqiptar. Sot Shqipëria ka 1200 veterinierë, ne jemi 0.23 përqind në 1000 banorë.
Në vitet 80 Shqipëria kishte plane dhe planifikime për mjekët veterinierë, ishte planifikim shtetëror, thuajse gjithmonë me 100 studentë. Louis Pasteur thoshte: “Mjeku, doktori human shpëton njeriun, mjeku veterinar shpëton njerëzimin”. Kjo është aksiomë e mjekësisë veterinare.
Bilal Golemi bëri një listë me 13 veterinerë, 5 shqiptarë dhe të tjerët italianë. Golemi e revolucionariozi jetën veterinare shqiptare, madje shteti i mbështeste me bursa ata që studionin jashtë. Në ato vite kishte edhe Polici Veterinare, e cila psh kur kishte një sëmundje te kafshet, policia i bllokonte ato. Bilal Golemi mbrojti dhe trajtoi kafshët në mënyrë të re, lidhi marrëdhënie me shtete të tjera, u ftua në konferenca ndërkombëtare, në vitin 1937 jemi pranuar në OIE.
Golemi pati një fat tragjik, u godit nga regjimi përfundoi në burg! Probleme të karakterit, u përfshi në lëvizjen e Vlorës bashkë me Tare Libohovën. 1932 Golemi dhe Libohova dënohen me pushkatim dhe 100 e ca vite burg. Rauf Fico dhe Musa Juka i kërkuan falje Zogut që ti lironin nga burg. Kur del prej andej, është lutur që të punonte mjek i thjeshtë. Zogu nuk pranoi.
U largua familjarisht në Turqi, ai ishte korifeu i Shkencës Europiane, në Turqi shkëlqeu sepse punoi si mjek për turbekulozin, ethet, tbc, vaksinën anti tetanike, sëmundjen e lepurit etj… Franca e dekori me Urdhërin e Kalorësit, turqit i vunë një kabineti emrin e tij, ne në Shqipëri i dhamë nja dy urdhëra dhe u emërua Instituti i Kërkimeve Veterinare.
Eljan Tanini: Cilët janë ata, bazikët shqiptarë të kësaj shkence?
Ymer Elezi: -Prof. Dr. Vavako, apo siç u cilësua në vitin 1962, nga shteti i asaj kohe si një ndër 9 shkencëtarët e parë të Shqipërisë, u lind më 17 Qershor 1908, në Stamboll.
Dr. Bilal Golemi, themeluesi i laboratorit të parë diagnostik në vendin tonë, në vitin 1928, dhe njëkohësisht drejtues i tij, që ky Laborator të zhvillohej më tej dhe të ngrihej në nivelin e shkencës bashkohorë, kërkonte specialist të aftë të zotë, në fushën e mjekësisë veterinare. Bilal Golemi u mor edhe me ligjin gjithashtu. Viti 1937, një grup veterinerësh shqiptarë, doktoruar në universitetet më të mira të kohës.
Veterinerët e Qarkut, në çdo Prefekturë, shëronin falas kafshët shtëpiake dhe të ekonomisë blektorale. Klinikat më të rëndësishme ishin ato të Korçës, Tiranës, Shkodrës dhe pas tyre ato të Vlorës dhe të Durrësit.
Dr. Naim Vreto, veteriner i Bashkisë së Tiranës, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Vjenës më 1933.
Dr. Medar Shtylla, Drejtor i Institutit Kombëtar Zooteknik në Xhafzotaj, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Toulouse-it më 1933.
Dr. Andon Kiçi, veteriner i Prefekturës së Shkodrës, i diplomuar në Fakultetin e Pisa-s më 1931, i specializuar për Sanitar-Veterinar në Bologna.
Dr. Mas'har Dervishi, Shef i Veterinarisë, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Vjenës më 1934.
Dr. Xhavit Arif, Veteriner i Prefekturës së Korçës, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Toulouse-it, më 1933.
Dr. Vasfi Samim, Drejtor i Veterinarisë dhe Shef i Zooteknisë, i diplomuar në Fakultetin e Veterinarisë së Stambollit më 1927 dhe i specializuar në Degën e Zooteknisë pranë Universitetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Berlinit.
Dr. Dhimitër Vavako, Drejtor i Laboratorit Bakteorologjik Veterinar, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Torino-s dhe i specializuar në Degën e Bakteriologjisë në Milano.
Dr. Nuri Dino, veteriner i Prefekturës së Durrësit, i diplomuar në Fakultetin Veterinar të Torino-s më 1930. Samimi kishte materiale polemiste për kohën, ai shtyu më tej bazat e Golemit. Pas kritikave të tij, detyrën e mori Masar Dervishi, ishte terapist i klasit të lartë i cili detyrën e mori në kohë lufte. Prej Italisë, ata na kanë sjellë edhe buajt, buallicat. Hipizmin për herë të parë e organizoi Bilal Golemi, me qëllime estetike, ekonomike dhe tradicionale nga produktet. Një ndër punët më të mëdha ishte edhe industria e djathit.
Eljan Tanini: -A kishte ndikim psh djathi në jetën e re veterinare të vendit ose e kundërta?
Ymer Elezi: -Në përpunimin e djathit në Shqipëri, kishte teknikë grekë, ata nuk e jepnin profesionin dhe formulën në baxho! Golemi nisi në Itali njerëz që u përgatitën për djathin. Prodhimi vendas i djathit shkonte deri në USA, EGJIPT, vendet arabe etj… Në disa vende konsumohej shumë djathi feta, ndërkohë në Goranci janë ngritur herët ferma për djathin e të tjera të cilat konkuruan ndjeshëm Djathin Feta.
Në atë kohë krimbi i mëndafshit nisi me teknik bullgar, ai ishte turk i Bullgarisë. Rritja e krimbit të mëndafshit duhet të jepte shumë rezultate. Në ato vite kemi 20 mijë koshere blete. Gjithashtu frigoriferi i Durrësit është ndërtuar në kohën e Bilal Goolemit, gjithashtu edhe frigoriferë të tjerë. Bilal Golemi ngriti komisione për vlerësimin e kafshëve, ndërkohë nisi edhe përmirësimi i rracave. Blegtoria mori natyrë prodhuese, u rrit rendimenti, në vitin 1938 kemi 6 milionë krerë bagëti. Blegtoria shkon në raport me frymët njerëzore. Bilal Golemi mori nga qeveria e kohës 500 mijë franga ari, u dhanë për pajisje dhe të tjera të mira.
Ishin 9 prefektura: Kukësi përfshinte Tropojën, Hasin, Prizrenin. Prefektura e Dibrës: Dibrën komplet, Burrelin dhe Tetovën. Prefektura e Shkodrës: Malësinë e Madhe dhe Lezhën.
Prefektura e Durrësit përfshinte: Krujën etj… Tirana kishte edhe Kavajën, Elbasani më vete me rrethinat dhe qytetet pranë tij. Korça kishte Pogradecin, Leskovikun. Berati përfshinte Fierin, Mallakastrën. Gjirokastra dhe Vlora më vete…
Ligji i Shërbimit Veterinar të atyre viteve fliste për leje shërbimi veterinar, ndërkohë ne e kemi futur para pak vitesh. Trajtimi i kadavrave ishte kopsitur në vende të caktuara. Thertoret ishin të vjetra, por kishin probleme higjeno sanitare.
S.G/S.B/Shqiptarja.comKomente

