Mjekët ankohen për kushtet në maternitetin e Burrelit, deputeti i PD: Janë pranë revoltës (Letra drejtuar ministres)

Mjekët ankohen për kushtet në maternitetin e Burrelit, deputeti i PD: Janë pranë revoltës (Letra drejtuar ministres)

Deputeti i PD, Bardh Spahia

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook një letër që mjekët e caktuar për patronazhim në maternitetin e Burrelit i dërgojnë ministres së Shëndetësisë.  Mjekët shprehen se kushtet në maternitetin e Burrelit janë jashtë standardeve, mungojnë mjetet, nuk ka ngrohje, ka mungesë të rezervave të gjakut, por edhe probleme të tjera.

Ata kërkojnë plotësimin sa më parë të nevojave të maternitetit me burime njerëzore dhe infrastrukturë. Në fund të letrës, mjekët deklarojnë se janë njoftuar vetëm 24 orë më parë për patronazhimin dhe se gjatë kohës së periudhës së caktuar nuk do të asistojnë në asnjë lindje normale dhe operative. Ndërkohë që referuar letrës, deputeti i PD thotë se mjekët janë pranë revoltës.

“Lista e famshme e patronazhimit e trumbetuar si nje sukses i kesaj qeverie refuzohet ne bllok nga mjeket te cilet nepermjet nje peticioni drejtuar ministres Manastirliu, me argumenta te qarte nxjerrin ne pah situaten dramatike te sistemit shendetesor por edhe mashtrimet dhe paaftesine totale te ministrise se shëndetësisë” thotë ai. Një grua shtatzënë 31 vjeçe humbi trinjakët në muajin e gjashtë të shtatzënisë në datë 7 dhjetor në Bulqizë (lexo këtu).



Letra e mjekëve drejtuar ministres së Shëndetësisë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 29/12/2018 09:30

    Shendetesia ka nje mije e nje probleme qe me kete qeveri po shtohen perdite e me shume, por kur shikon qe ti ngreje keto probleme nje injorant si Bardh Spahia qe eshte bere mjek, politikan dhe pasanik pa punuar asnje dite ne profesion por vetem si biri i babait me lidhje familjare me Berishet, eshte per te vene kujen.

    Përgjigju
  • tori: 28/12/2018 23:27

    mos e merrni seriozisht kte bodigardin e Berishes.Eshte thjesht jo I mencur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë