Mjekimi i ri për kancerin e prostatës, zgjat jetën e pacientëve

Mjekimi i ri për kancerin e prostatës, zgjat jetën e pacientëve
ITALI - Zbulimi më i fundit i mjekëve ka të bëjë me shpikjen e ilaçeve për të gjithë ata persona që vuajnë nga kanceri i prostatës me efekte minimale anësore.

Kjo risi është e pranishme dhe në Itali dhe ka si synim të rrisë jetëgjatësinë e personave të prekur nga kjo sëmundje dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Në fakt përdorimi i këtij ilaçi të quajtur "Abiraterone", është një lloj droge e aprovuar që në vitin 2011 nga autoritetet Europiane të Shëndetësisë dhe është ndjekur rregullisht efekti që sjell tek pacientët.

Rezultati ka qenë i dukshëm dhe mjekët kanë arritur në përfundimin se përdorimi i këtij ilaçi çon në rritjen e mbijetesës në gati pesë muaj me efkte anësore thuajse të padukshme.

Një nga mjekët Italianë ka thënë se tanimë që janë parë rezultatet pozitive, pritet që ky mjekim të jetë i disponueshëm në të gjitha spitalet.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës