DURRES - Mjekja pediatre Vera Koço është përfshirë në një aksident rrugor, së bashku me familjen e saj në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të Maminasit, në orën 05 e 20 minuta, kur makina në të cilën ndodhej familja nga Durrësi, i ka rënë nga pas një kamioni.

“DurrësLajm” mëson se nga aksidenti, mjekja e cila sapo ka dalë në pension, ka pësuar frakturë në një këmbë, ndërsa familjarët e saj kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Pas aksidentit, ndihmën e parë në rrugë mësohet se mjekes ia ka dhënë këngëtari i famshëm Noizy, i cili teksa ka qenë duke kaluar aty rastësisht, ka ndalur makinën dhe ka ndihmuar të aksidentuarit.
noizy
(Reperi Noizy)

Mjekja, gjatë transportit në spital, pohoi se ndihma iu dha nga këngëtari i cili kishte bërë të pamundurën për t’i ndihmuar.

Fatmirësisht, të gjithë familjarët e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
mjekja
(Mjekja Vera Koço)

(er.nu/shqiptarja.com)