Mjekja italiane për kancerin:
Informacioni rrit cilësinë e kurave

Mjekja italiane për kancerin:<br />Informacioni rrit cilësinë e kurave
Informacioni rrit parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit dhe rrit cilësinë  e kurave, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga mjekja italiane Maria Giovanna Luini e Insitutit Italian të Onkologjise e Milanos gjatë takimit me studentët e Infermierisë në Shkoder në kuadër të fusatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit me temë “Jo kancer, eduko, parandalo”. Aktiviteti ishte organizuar nga ministria e shëndetësia.

“Kanceri eshte nje semundje qe i perket te gjithe botes dhe na perket edhe ne, eshte e qarte qe mesazhi eshte pozitiv, mesazh pozitiv qe do te thote qe mund te bejme dicka, mund te bejme dicka per parandalimin e disa tumoreve, per te rritur gjithnje e me shume aftesine tone per te rritur aftesine per te sheruar nqs semuremi. Eshte nje dite e rendësishme sepse arma me e redesishme eshte informacioni, sepse informacioni rrit parandalimin dhe rrit cilesiine e kurave. pra eshte nje dite e rendesishme.”
 
Mjekja e njohur italiane ka vlerësuar vendin tonë në kuadër të fushatave për rritjen e cilësise dhe informacionit ndaj këtyre ëmundjeve.

“Ne te institutit europian te onkoligjise ne Milano punojme me Shqiperine prej disa vitesh, Shqiperia eshte nje nder vendet me dinamik dhe te interesuar per cilesine e vet te cilesise dhe informacionit, cdo vit ka iniciativa shume te rendesishme per rritjen e cilesise se mjekesise.”
 

Mjekja Luini ka bërë të ditur se në vendin tonë ka një rritje të numrit të sëmundshëmrisë me kancer të gjirit dhe qafës së mitres megjithate ka ulje të vdekshmërisë.

“Ka nje rritje te lehte qe ngjason me rritjet e vendeve tona, por eshte e vertete qe kurba e vdekshmerise eshte gjithnje ne ulje si psh per tumoret e gjirit dhe uterusit, jo per te gjithe tumoret eshte keshtu, psh tumori i mushkerise tek femra po rritet por nuk po ulet vdekshmeria. Kurbat ngjasjon ndermjet vendeve tona por disa jane te mira sepse ulet vdekshmeria por disa te tjera duhet te permiresohen.”
 

Në fund të takimit sensibilizues studentët kanë patur mundësi të drejtojnë pyetje rreth mënyrës së parandalimit ta kancerit të gjirit. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë me qindra të rinj, kryesisht student në degët e mjekësisë.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan