Mjekja pediatre Ada Simeoni: Ja këshillat për fëmijët e sapo lindur dhe çfarë duhet të kenë kujdes nënat e reja

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, në moderimin e moderatores Doreada Mio, ishte mjekja pediadre neonatologe Ada Simeoni e cila foli për fazat e para të prindërimit dhe kujdesi për të sapolindurit.

”Ardhja në jetë e një foshnje është një moment shumë i veçantë për të gjithë familjen dhe ditët e para të jetës, konsiderohen si më të rëndësishmet në të gjithë jetën shëndetësore të një individi” e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke shtuar se janë ditë që është shumë e rëndësishme të ushtrohet vëmendje pasi sipas statistikave, vdekja më e madhe foshnjore është në katër javë e para dhe po kaloj kjo fazë niveli i vigjilencës është disi më i ulur.”

“Fakt është që tashmë nënat e reja janë shumë të informuara dhe të lexuara para se të vinë në maternitet" shtoi mjekja, ndërsa tha se një ndër shqetësimet e para për bebet e sapolindura është verdhëza, që konsiderohet si një ndër problemet më frikësues për prindërit e ri dhe konsiderohet si një proces fiziologjik, duke mos patur nevojë për një trajtim të veçantë.

”Deri në dy javë konsiderohet normale që një foshnje të ketë të verdhë, edhe mbi dy javë mund të jetë normale, por gjithmonë duhet vlerësuar”, shtoi ajo, duke theksuar se bebet që ushqehen me qumësht gjiri, mbajnë nivel të verdhëzës pak më shumë.

Sa i takon peshës së trupit të bebit, në shumicën e rasteve ne gjejmë një rënie dhe kjo është krejtësisht normale, teksa rikthehen në peshën e vet pas dy javësh.

”Deri në moshën 6 muajsh mirë është që bebi të shikohet një herë në muaj nga mjeku, më pas moshës 6 muajsh, një herë në dy apo tre muaj.”

“Mos kini frikë t’a prekni pjesën e kokës së bebit, fontanelën, mos kini frikë t’a lani, pasi është gjëja më e shëndetshme” tha doktoresha. Por si duhet bërë larja e bebit sipas saj?

“Është mirë që bebi të mos lahet të paktën 24 orët e para pas lindjes, pasi lëkura e bebit ka një substancë mbrojtëse kundra kontaminimin dhe baktereve, ndërsa rekomandimi universal është që kërthiza të mbahet e thatë edhe nëse i bëni banjë bebit.”Nëse bebi qan pa asnjë motiv, është mirë që të zhvishet komolet dhe të shihet në çdo cep lëkure, ndërsa deri në moshën 4 javësh është mirë që të mos jepet asgjë për dhimbjet e barkut” tha ajo.

Më pas, pas lindjes rekomandimet janë që foshnja të vendoset në gji sa më shpesh, ndërsa pas 3-4 javësh bebi fillon dhe vendos vet oraret se kur do të ushqehet dhe të paktën një herë në ditë duhet të ketë një eliminim të feces dhe urinimi duhet të jetë më i shpeshtë, duke ndërruar rreth 4 pampersa në ditë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille