Mjekja pediatre: Vaksinat për meningjitin nuk përfshihen në kalendarin vaksinal shtetëror! Ja sa kushtojnë… (VIDEO)

Jemi zyrtarisht në muajt më të ftohtë të vitit, e rrjedhimisht në kohën kur jemi më të predispozuar për tu prekur nga viruset stinore.

Megjithatë një nga shqetësimet e ditëve të fundit është edhe frika e prekjes nga menengjiti, një sëmundje që shkaktohet kryesisht nga bakteri i meningokokut dhe që shoqërohet me temperaturë, vjellje dhe dhimbje të forta koke.

E ftuar në “Rreze Dielli” mjekja pediatre Ilsa Kraja është shprehur se meningjiti  paraqet një rrezikshmëri të ulët në nivel popullsie, por e cilëson si një sëmundje të ‘pabesë’ pasi nis me simptoma të përgjithshme e shumë shpejt agravon duke shkaktuar edhe vdekjen.

Këshilla e mjekes është që në momentin e parë e parë që vihen re simptomat e saj, duhet të shkojmë menjëherë te mjeku, por shton se edhe pse vaksina për këtë sëmundje nuk është e përfshirë në kalendarin e vaksinimit, është mënyra më e mirë për të parandaluar meningjitin.

“Do doja të theksoja: Meningjiti nuk vjen vetëm si pasojë e meningokokut, është një inflamacion i cipave të trurit. Vaksina ka, janë 3 tipesh, pasi ka 5 shtame meningokoku A, C, W, Y, B.Janë 3 lloje vakshinash: Për tipin C që bëhet deri në 2 vjeç, ajo që bëhet nga mosha 2 vjeç deri në adulte dhe vaksina C. Do i grupoja në dy, ato të tipit C dhe B që janë më frekuente. Në Shqipëri nuk bëhen, nuk janë të përfshira në kalendarin vaksinal shtetëror, standardin, por janë alternative, e tashmë vecanërisht gjatë kësaj situate kur prindërit janë të alarmuar, mund të gjenden dhe mund të bëhen. Janë të kushtueshme, jo vetëm këtu në Shqipëri, kushtojnë mbi 100 euro, të paktën ai i tipit C pastaj ajo e tipit B është edhe më e kushtueshme.” shprehet në “Rreze Dielli” Ilsa Kraja.

Kraja thotë se është gjithmonë koha e duhur për të bërë një vaksinë kundër meningokokut dhe mund ta bëjë çdo individ që nuk është vaksinuar më parë.

VIDEO/Intervista e plotë e mjekes pediatre Ilsa Krajan në Rreze Dielli në Report TV

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 22/01/2020 22:32

    Perse nuk I perfshijne ne kalendarin e vaksinave?! Jo te gjithe mund ti njohin te gjitha vaksinat..

    Përgjigju
  • Papi: 14/01/2020 17:39

    Kush i hoqi nga kalendari keto vaksina?

    Përgjigju
  • Proka: 14/01/2020 14:06

    Me mire preventive te pacienteve se sa vdekje te pa nevojshme qe sjellin probleme te shumta sociale,ky eshte mendimi im. Pa marre parasysh cmimin se sa kushton nje vakcine Polio Meningitis me e vlefshme eshte jeta e nje personi qe mund te shpetohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja