Mjekja shqiptare në Itali: Italianët shumë të kujdesshëm në higjienën personale..të ndërgjegjësuar për të marrë masa

Mjekja Adela Sulejmani në një lidhje telefonike në emisionin "Repolitix" nga Monza e Italisë, ka bërë një panoramim të situatës nga koronavirusi. Duke bërë një krahasim me Kinës, për mjeken, një nga arsyet se përse në Itali nuk janë regjistruar një numër shumë i lartë vitkimave është higjena personale që kanë vetë italianë, bashkë me ta edhe shqiptarët.

"Nuk është gjetur pacienti zero, nuk dihet nga ka ardhur. Njihet vetëm pacienti 1 në zonën  e Codongës. Shumë të ndërgjegjësuar për të marrë masa për ta parandaluar, mundohen që të evitojnë grupimet, të evitojnë urgjencat nëse nuk është e domosdoshme. Edhe shqiptarët po ndjekin të njëjtën linjë, të vëtëdijshëm që duhet të marrin këto masa, jo vetëm për të mirën e tyre personale, por edhe për shëndetin publik. Po merren masa që të mos përhapet më tej, duke qenë se zona e kuqe është e izoluar, po bëhen një sërë tamponesh, vetëm në Lombardi janë bërë mbi 1000 mijë", tha  Sulejmani.

 Dyshimet se një shqiptar në Itali është prekur nga koronavirusi i konfirmon edhe Sulejmani, por shprehet se nuk është zyrtare.

"Kam dëgjuar që është prekur një shqiptar, por nuk është zyrtar. Bëhen dy tampone, nëse del ozitiv i pari duhet të bëhet sërish. Nuk besoj se do ketë raste në Shqipëri, por e bindur se qeveria do të marrë masa për ta parandaluar", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/Ekspertët e shëndetësisë në Repolitix: S'ka vend për panik, vdekshmëria më e ulët se gripi. Duhet ndërgjegjësim qytetar (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?