TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti bazuar në projeksionet e hartuara tha se në mars të vitit 2021 do të ketë një rënie të rasteve të reja ditore. Për këtë, jep disa argumente.

“Në mars të 2021 do të ketë një rënie të infeksionit, këtë e thonë projeksionet. Sot kemi një orar më të ulët, mungesë shkollat dhe do shohin efektin pas 2 javësh. Janë projeksione, që bazohet mbi disa lloje ekuzuacionesh, mbi masat që janë vendosur. Do ketë rënie rastesh të qarta, bie me kalimin e dimrit, dimri është frika e madhe dhe pranvera do sjellë këtë, kujtojmë që ky dimër nuk na gjen me 0% të imunizuar, por me një përqindje më të madhe”, tha Alimehmeti në studion e ‘Repolitix’ në Report TV.

AI tha se nisur nga kjo duhet bërë një analizë e detajuar, për të vendosur më tej me masat, nëse do jenë të targetuara sipas grupmoshave apo në masë, siç kanë qenë deri më tani.

“Duhet të gjejmë moshat na shqetësojnë, duhet të dimë mirë çfarë po gjemë. Duhet të fillojmë të bëjmë masa të targetuara ndaj atyre që janë në risk, nëse jo mbetemi në masa në masë”, tha Alimehmeti.

Sot vendi ynë ka regjistruar 485 të shëruar, 581 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID!