Mjeku Haziz Jella: 20 fëmijë mes të helmuarve, po presim analizat

Mjeku Haziz Jella: 20 fëmijë mes të helmuarve, po presim analizat

Foto ilustruese

Situata me të helmuarit në qytetin e Bulqizës vijon të mbetet e rënduar. Së fundmi numri i personave që kanë shfaqur anomali me shëndetin ka shkuar në 100.

Ndërkohë Drejtori i spitalit të Bulqizës, ku ka thënë se mes të helmuarëve janë edhe 20 fëmijë. Sipas tij piku i paraqtijeve të të helmuarëve ka qënë ditën e shtunë ku simptoma helmimi kanë shfaqur të gjithë banorët e lagjes së vjetër.

Deklarata e plotë e mjekut:

"Numri i te helmuarve ka arritur në 100 persona, 20 janë fëmijë. Piku i paraqitjeve ka qënë të shtunën në mbremje, të gjithë banorë te lagjes së vjetër. Gjatë nates se sotme nuk ka pasur asnjë rast të paraqitur, ndërsa ne oret e para te mengjesit kane qene 4 raste. Paraqiten me perzjerrje dhe te vjella. Nuk kane komplikacione te tjera apo probleme te renda shëndetësore. Pasi marrin ndihmën e parë mjekësore, largohen në gjendje të rikuperuar. U janë bërë analizat e gjakut, nuk kanë asnjë anomali apo problem të dalë nga analizat e gjakut. U kemi bërë edhe analizën e Koprokulturës dhe presim përgjigjet, pasi është analizë që do kohë të dali. Pacientët thonë që problemet u janë shfaqur pasi kanë konsumuar ujë"


Lajmi kryesor:

Mbi 100 të helmuar në Bulqizë, Prefekti apel banorëve: Mos konsumoni ujë nga çezma(VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave