Mjeku infektolog në Prishtinë për 'Studio Live': Nesër pritet lehtësimi i masave për të hyrë në Kosovë! Situata e stabilizuar, vaksinohuni

Teksa Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë ka propozuar lehtësimin e masave anti-COVID, mjeku infektolog, Ilir Tolaj, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, deklaroi se situata epidemiologjike është e stabilizuar. Mjeku bëri me dije se qeveria pritet të miratojë nesër lehtësimin e masave kufizuese edhe për ata që duan të hyjnë në Kosovë.

“Ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza vaksine. Ata me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR.”-tha ai.

Ilir Tolaj deklaroi se edhe pse ka një numër të lartë infektimesh, situata epidemiologjike është e stabilizuar, gjithashtu edhe në spitale.

“Janë mbi 220 të sëmurë që po trajtohen në spitale. Numri i të vdekurve pavarësisht që është në shifra të vogla, kemi dëshirë të mos ketë fare. Por krahasuar me valët e tjera, është dukshëm më mirë.”-tha ai.

Sa i përket vaksinimit, mjeku tha se në Kosovë janë vaksinuar në përqindje më shumë njerëz se në vendet e tjera të rajonit.

“Mbi 800 mijë janë vaksinuar me të dyja dozat. Me rënien e numrit të rasteve, do të bie edhe interesimi për vaksinim por sërish me këtë rast bëj apel që shumëfish më i efektshëm është vaksinimi me variantin Omicron se çdo mastë tjetër kufizimi. Autoritetet shëndetësore dhe vendeve të tjera të bëjnë përpjekje për të intensifikuar vaksinimin e popullatës. Ata që janë vaksinuar me dy apo tre doza përballen lehtë me riinfeksionin.”-tha mjeku.

Ndërsa i pyetur nëse Covid-19 po kthehet në një grip sezonal, ai deklaroi se kjo valë do jetë vala e fundit e rëndësishme.

“Omicron është varianti i fundit i rëndësisshëm në pandemi. Do kemi edhe epidemi të vogla ku ka popullatë të pambrojtur ose që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kaluar koronavirusin. Po shkojmë në një situatë ku ky infeksion do jetë endemik.”-deklaroi mjeku Ilir Tolaj për ‘Studio Live’.

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është propozuat që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'