TIRANE - Prokuroria e Romës ka ngritur një akuzë të premten ndaj mjekut italian Tullio Simonçini për vrasje me dashje, bazuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit italian Luka Olivoto në Shqipëri në muajin Tetor. Rasti i mjekimit të 27 vjeçarit italian në Tiranë pas kurimit nga mjeku i dyshimtë italian i cili zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri ka shkaktuar një skandal të vërtetë në të dyja anët e Adriatikut. Hetues italianë kanë ardhur muajin e fundit në Tiranë, duke kontaktuar dhe prokurorinë shqiptare, por duket se autoritetet italiane nuk kanë dashur ta lënë këtë çështje thjesht dhe vetëm në dorë të drejtësisë shqiptare, duke ngritur së fundmi një akuzë të rëndë ndaj mjekut Simonçini edhe në Itali. Olinto Olivotto, babai i italianit 27-vjeçar Luka, i cili ndërroi jetë më 18 tetor të këtij viti në klinikën private në Shqipëri "Universal Hospital Tirana" pas kurës me sodë buke që mori për trajtimin e kancerit nga mjeku italian Tullio Simoncini,ka akuzuar direkt mjekun italian për këtë ngjarje të rëndë.
AKUZA
Sipas Olivottos, mjeku Simoncini ishte një përfitues të cilit nuk i interesonte shërimi i djalit të tij. "Simoncini ishte një përfitues, i cili përfitoi nga situata. Ai pasi aplikoi kurën dhe Luka u bë keq, tha: Mbase ishte një gabim!, Por ishte shumë vonë. Kur Luka është ndjerë keq, ambulanca është vonuar një orë e gjysmë. Ata vonuan të thërrisnin ambulancën, e cila do e transportonte nga klinika drejt QSUT-së.", tha Olivotto. Sipas tij, mjeku nuk ka pasur në interes kurimin e djalit të tij, por thjesht marrjen e parave. Duke iu referuar këtij përfundimi, Olivotto tregon se vetëm pak para se mjeku të aplikonte kurën në trupin e djalit, pyeti se në cilin krah ndodhej tumori, në anën e djathtë apo të majtë. Sipas babait të pacientit italian, kontaktet që kanë pasur me mjekun italian ishin të pakta dhe se komunikimet e mëtejshme me të i kanë realizuar nëpërmjet telefonit.
KURA
"Paradoksi nuk është ajo që ndodhi, është ajo që nuk ndodhi. Simoncini iku pasi filloi kura (ai na kishte thënë se nuk kishte impenjime me pacientë të tjerë), më tej u aplikua nga mjekë të tjerë. Simoncini ka pasur kontakt me ne vetëm për pak dhe më pas ka ikur duke pasur kontakte vetëm me telefon. Mjekët e tjerë kanë vijuar kurën, nën përgjegjësinë e Simoncinit.", shprehet Olinto Olivotto. Në një intervistë me Skype nga Katanja nëpërmjet internetit, Olivotto tregoi se ende nuk ka një raport mjeko-ligjor të zbar¬dhur edhe pse ka ditë që djali i tij ka ndërruar jetë. Ai thotë se nga trupi i Lukës janë marrë nga ana e policisë provat, të cilat mund të hidhnin dritë mbi misterin e kësaj historie. Sipas zotit Olivotto, çdo pajisje e gjithçka tjetër në trupin e djalit të tij, shërben si provë dhe nuk mund të merret nga policia. "A ishte në rregull vendosja e aparaturave mjekësore mes të cilave do të futej në trupin e Lukës soda e bukës e të shkonte kështu në vendin e duhur? Pse autopsia u zhvendos, pse u morën provat? Kjo është e paligjshme. Provat ishin në trupin e Lukës. Policia e ka marrë këtë provë e kjo gjë nuk u mund të vërtetohet tani. Kam dyshimet e mia që këto prova janë fshirë njëherë e përgjithmonë.", shprehet Olivotto. Një tjetër problematikë që Olivotto trajton është dhe transportimi nga klinika private në reanimacionin e qendrës spitalore "Nënë Tereza" në momentin që gjendja shëndetësore e Lukës u përkeqësua menjëherë sapo në trupin e tij u aplikua kura me sodë buke.
Shkrimi u botua në numrin e soëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja si vdiq 27-vjeçari italian Luca Ollivoto