Mjeku Kita Sallabanda: Vetizolim dhe higjienë, që Shqipëria mos të kthehet një Itali apo Spanjë e dytë

Mjeku-neurokirurg Kita Sallabanda përmes një videomesazhi nga Spanja u bën thirrje shqiptarëve, që të qëndrojnë në shtëpi, sepse deri më tani, kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi

 “Situata në Spanjë është dramatike. Kemi shumë të sëmurë, në ditë ndërrojnë jetë mbi 450 persona, spitalet janë të kolapsuar edhe shërbimi i emergjencës po ashtu. Ne po vazhdojmë të luftojmë edhe punojmë për ata që janë me këtë virus, por edhe të tjerët.

E rëndësishme në këtë situatë janë dy gjëra, vetizolimi edhe higjiena personale. Është folur shumë për medikamente, anti-virale për sistemin imunitar, por të gjitha janë gjëra për të cilat nuk kemi një zgjidhje shkencore akoma.Unë si mjekë, të gjithë mjekët kudo në botë, as nuk mund të vetizolohemi apo të qëndrojmë larg të sëmurëve tanë, prandaj ne kemi për detyrë që të jemi pranë të sëmurëve. Edhe nuk mund që të vetizolohemi, por ju këshilloj juve, që Shqipëria mos të arrijë në këtë gjendje, që mos të ketë këtë situatë kaotike që është në Spanjë, ju lutem shumë bëni dy gjëra të rëndësishme: Higjienë personale, larje duarsh dhe vetizolim. Është e vetmja rrugë me të cilën ne mund ta përballojmë këtë virus, që Shqipëria mos të kthehet as një Itali edhe as një Spanjë e dytë”, shprehet mjeku shqiptare në videon e publikuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e cila mbështet në përballjen e krizës së këtij virusi përmes informimit të gjendjes aktuale të kësaj pandemie, por edhe me këshillat për të gjithë shqiptarët, nga specialistët më të mirë në të gjithë Europën.  

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur