Mjeku Gentian Stroni gjatë një prononcimi për mediat nga protesta para kryeministrisë u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar nga politika aktuale, e cila, nuk po përshtatet me kërkesat e studentëve.
“Kjo është koha e rinisë. Unë do të doja me një ndjesë që gjenerata ime duhet ti kërkojë këtyre të rinjve për shkak të kësaj politike të vjetër që aktualisht është në këto momente, e cila nuk po akomodohet me kërkesat e këtyre studenteve. Do të duhet që kjo rini të japë leksion të gjithë politikes. Politika e vjetër duhet ti lërë terren rinisë. Duhet të luftojmë që kjo rini të marrë fatet e vendit në dorë. Palët duhet të bëhen të ndërgjegjshme për të mirën e përbashkët. Ne duam të përkrahim që këta studentët që të mos goditen, por nuk do të donim të ngjisnim kockat e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe policinë. Palët duhet ta kuptojnë se i ka ardhur koha të rinjve, por nuk duam që të përshkallëzohet”, tha Gentian Stroni.
Lajmi kryesor:
Dita e 11-të e protestës, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar mblidhen para Kryeministrisë: Jo dialogut me Ramën (VIDEO)








