Një situatë e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek spitali Infektiv, ku po kurohen pacientët me COVID.
Një qytetar nga Kashari, i cili thotë se është mjek vetë, është paraqitur sot pranë spitalit Infektiv për të nxjerrë të afërmin e shtruar dje në spital.
Qytetari shprehet se e ka sjellë të afërmin dje rreth orës 11:00, dhe sot kërkon që ta largojë pasi do që ti shërbejë vetë dhe thotë se ishte shumë i zhgënjyer.
'Unë i them është mirë as nuk është mirë, ajo më thotë jo mos më bjerë në telefon, po si të mos i bie telefonit, për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11:00, vij nga Kashari, dua ta largoj nga spitali, do i shërbej më mirë një mjek vetë, jam i zhgënjyer, po bëhet procedura poshtë, por po ma zvarrisin, ndërkohë që unë s’dua të humbasë minutat se i sëmurë kohën do të fitojë, se po bëri dëmtime sëmundja pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen'- tha qytetari.
Shifrat e COVID, janë në rritje në vendin tonë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë dje ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete, të moshave 35-78 vjeç. Në total numri i viktimave ka shkuar në 1,555 që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Kye eshte mjek kashari apo ....KASHARI...
Përgjigju