Infertiliteti tashmë është kthyer në një problematikë shëndetësore që po prek gjithmonë e më shumë çiftet e reja. Duket se ka një tendencë rritëse për sa I përket infertilietit në çift. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja foli për shkaqet e infertilitetit tek meshkujt dhe kurimi I tij përmes bimëve medicinale.

Shkaktarët që mund të ndikojnë kryesisht në infertilitet janë disa që nga lindja e fëmijës e deri tek mënyra e ushyqerjes.

Varikocela e cila ndodh kur në fëmijëri nuk kanë treguar kujdes dhe mund të jenë enjtur venat në testikuj dhe kjo tregon një problem serioz. Përdorimi I alkoolit, një duhanpirës, një person që përdor alkool 150-200 ml dhe pi më shumë se tre kafe në ditë është I predispozuar për të qenë infertile sepse trashin gjakun dhe ndërkohë që një spermatozoid do 48 ditë deri në 72 ditë atëherë kjo pengon sasinë e gjakut në testikuj dhe bën që spermatozoidët të dalin të pjekur. Po kështu edhe nervozizmi është shumë e rëndësishme që  të ruaj atë qetësinë e tij por këta vetvetiu bën që spermatozoidët të dalin të papjekur. Ka shumë të rinj që e marrin celularin dhe vendosin në xhepin para dhe kjo është shumë e dëmshme sepse kemi një rënie të spermatozoidëve  me presion të shpejtë.

Ndërsa përsa i përket rritjes së tendencës në çift për infertilitet mjeku popullor, Ylli Merja u shpreh se shkaktarë kryesorë në këtë rast është mënyra e ushqyerjes, përmes produkteve me hormone dhe të pakontrolluara. Megjithatë ai u shpreh se si çdo sëmundje tjetër edhe në këtë rast personat që vuajnë nga infertiliteti duhet t’I drejtohen kurave bimore, ku përmendi bimët kryesore që do ndihmojnë në kurimin  e tij:

“Të përdorin peshkun salmon, ka omega 3 dhe kjo bën që të maturohen spermatozoidet në momentin që penetrojnë në organin femëror, në mungesë të salmonit mund të përdorin vajin e farave të lirit.Boronicat që janë antioksidant I fuqishëm, kanë edhe kompleksin e vitaminës B1, B2, B3.Kemi bimën që është një mik I çifteve, konopica në vecanti vaji I saj përmirëson harmoninë e marrëdhënieve në çift dhe cilësinë e spermatozoideve. një afrozidiak shumë I mirë por edhe përmirësues I jetës në cift është shafrani. Moringa dhe maça, nëpërmjet një luge çaji ne marrim me të vërtet një sasi shumë të madhe të kripërave minerale por njëkohësisht fuqizohet edhe organi mashkullor, mund të përdoret në kos por edhe në një gotë me ujë të vakët” u shpreh ai.

Përpos këtyre, ai cilësoi si më të veçantin nga kurat e natyrës, qumështin e bletës si ilaçin magjibërës me plot benefite.

‘Qëndron mbi gjithë të tjerat  është qumështi I bletës, në këto raste njerëzit mund të marrin nga gjysëm grami në ditë, jo më pak sepse përdoret për qëllime të fuqishme stimuluese” tha ai.