Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ushqimet rekomanduese dhe çajrat bimorë që ndihmojnë fëmijët autikë

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ këshilloi prindërit në lidhje me trajtimet bimore për fëmijët me çrregullimin e spektrit të autizmit. 

Specialisti, Ylli Merja shpjegoi se ushqimi i përzgjedhur dhe trajtimet me bimë ndihmojnë këta fëmijë.  Ai theksoi se ushqimet me ngjyrë të errët kanë ndikim pozitiv në organizëm, duke qenë se kanë një numër të madh oksidantësh.

Këta fëmijë duhet të ushqehen në përgjithësi me fruta me ngjyrë të zezë, pasi janë antioksidantë të fuqishëm  dhe ndihmojnë shumë në pastrimin e toksinave apo helmeve që fëmija mund t’i ketë marrë gjatë shtatzanisë. Mund të përmendim boronicën , kulumbrinë, mollën e egër, kjo e fundit rekomandohet pasi nxit lirimin e serotoninës, e cila tek këta fëmija është shumë e minimizuar.

Ndër të tjera, cilësoi frutin e hipofaes si një frut çudibërës, i cili bën mrekulli për sistemin nervor dhe që i vjen në ndihmë edhe fëmijëve me spektrin e autizmit.

“Fruti hipofaes është shumë i dobishëm, shumë i rëndësishëm pasi ka koenzimën Q10, e cila është një ushqyese shumë e mirë e sistemit nervor dhe e neuroneve. Vaji i saj është shumë i mrekullueshëm për sistemin nervor, një lugë çaji në ditë është e mjaftueshme. Mund të përdoret dhe të hidhet në kos apo të konsumohet si çaj. Është shumë e athët falë acideve organike dhe yndyrore që ndodhen në këtë frut” - tha ai.

Mjeku popullor gjithashtu këshilloi prindërit për kontrollet shëndetësore që nuk duhet të neglizhohen asnjëherë tek fëmijët me spektrin e autizmit.

“Prindërit duhet t’i kontrollojnë edhe tiroiden këtyre fëmijëve, gjëndra tiroide ka shumë lidhje me hipofizën dhe nganjëherë kjo mund të na mbingarkojë sistemin nervor me hormone me tepricë.  Duhet bërë kontroll i gjendrës mbiveshkore, pra i bëjmë një chek up të plotë sistemit endokrinë” tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë