Mjeku Redjan Rraja dhe efektivi i policisë Alban Trimi, të dy shokë të viktimës Elton Çiço, u arrestuar dy ditë pas ngjarjes pasi kanë fshehur pistoletën, telefonin dhe një USB që viktima mbante në çantë. Pas prangosjes efektivi i policisë Alban Trimi ka deklaruar për hetuesit se ndodhej në Tepelenë në varrimin e Eltonit. Kjo tregon se prania e policit me Ciçën nuk ka qenë rastësore, por kishin miqësi me njëri-tjetrin. Trimi ka dalë në gjyq së bashku me Redjan Rranjan, ku janë njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tyre, atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.
LAJMET MË TË VLERËSUARA









