Mjeku shqiptar, zgjidhet anëtar
i Agjencisë Evropiane të Barnave

Mjeku shqiptar, zgjidhet anëtar<br />i Agjencisë Evropiane të Barnave
BRUKSEL- Pak javë më parë, dr.Ramadan Jashari, anëtar i Institutit Alb-Shkenca (IASH), Drejtor i Bankës Europiane të Indeve (Bruksel), me kontribut të çmuar, aktiv dhe të vazhdueshëm në Seksionin e
Shkencave Mjekësore të IASH, është zgjedhur anëtar i Committee of Advanced Therapies of European Medicines Agency (EMA) për një mandat 3-vjeçar.

Përveç kësaj, dr.Ramadani është zgjedhur pak muaj më parë edhe President i European Association of Tissue Bank (EATB) dhe është aktualisht drejtues i komitetit organizativ të International Congress of the EATB, Brussel 20-22 Nëntor 2013.

Instituti Alb-Shkencës, institucion ndërkombëtar dhe mbarëkombëtar, drejtuar dhe themeluar nga Prof. Niko Qafoku (USA), mbledh në gjirin e vet studiues dhe intelektualë nga disa fusha të shkencës (shkencat shoqërore, ekzakte dhe ato të aplikuara). IASH është aktiv prej 10 vjetesh dhe në takimet e veta vjetore ky institut promovon dialogun shkencor dhe intelektual mes studiuesve shqiptarë në hapësirën ballkanike shqip-folëse; aktiviteti i IASH ndihmon gjithashtu në krijimin e urave të bashkëpunimit mes qendrave shkencore dhe kërkimore ndërkombëtare (BE, USA, etj) ku anëtarët e IASH-së veprojnë, dhe komunitetit intelektual shqiptar në Ballkan.

Takimi vjetor i rradhës, i VIII që nga krijimi i Institutit, do të organizohet në Tiraëe, nga 29 në 31 gusht, ku do të marrin pjesë rreth 500 studiues të lëmive të ndryshme të shkencës. Arritjet profesionale dhe intelektuale të Dr. Ramadan Jasharit janë natyrshëm motiv krenarie intelektuale për të gjithe IASH dhe në përgjithësi për gjithë intelektualet e hapsirës shqiptare ballkanike.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve