TIRANË -Mjeku Flamur Tartari shpjegon disa nga mënyrat si kurohet prostata, duke përfshirë metodat moderne por edhe metodat tradicionale, si çaji. “Nga përvoja jonë e këtyre viteve duke i përdorur a-bllokuesit në pacientë të ndryshëm në 78,7% të rasteve kemi rezultate të mira me përmirësime të shenjave klinike të mësipërme. Më shumë dhe rolin më të madh e kanë luajtur preparatet e a1-bllokues (Omnic) rreth 43% te rasteve,28% alfuzozina ,23% finasterid dhe 6% kornam.
Këto janë të dhëna të marra vetëm gjatë 6 muajve të fundit në 1741 të sëmurë të paraqitur në QSUT në mënyrë ambulatore. Nga këta të sëmurë rreth 17% janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale sepse nuk ka patur më efekt mjekimi konservativ për arsye të ndryshme. Përvoja e klinikës tonë ka treguar se në disa raste kemi përdorur mjekim të kombinuar midis tyre. Gjë që flitet sot nga autorë të ndryshëm”, - përmend Tartari.
/Shqiptarja.com