
Dy mjekë Ermal Gjeci dhe Julian Malaj si dhe infermieri Bledi Berdalli, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin, janë të shoqëruar në polici me urdhër të prokurorisë së Elbasanit, ndërsa akoma nuk u është prerë fletë-arresti. Ato akuzohen për moskallëzim krimi pasi kanë mjekuar në banesë Dumanin. Në dëshminë e tyre para hetuesve janë shprehur se nuk e njihnin, nuk kanë pasur idenë se bëhej fjalë për Nuredin Dumanin apo person që kërkohej nga policia. Një grup oficerësh kanë shkuar te Trauma pasdite, por Dumani nuk ka folur, nuk ka pranuar të dëshmoj.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron foton ekskluzive të Nuredin Dumanit në momentin e arrestimit! Shkoi të vriste Talo Çelën, por mbeti vetë i plagosur! Shoqërohen për moskallëzim krimi 2 mjekë dhe 1 infermier në Fier









