Mjeshtrat e mëdhenj botëror të akuarelit ekspozitë e demonstrime në Tiranë

Mjeshtrat e mëdhenj botëror të akuarelit ekspozitë e demonstrime në Tiranë

Punim akuareli

Shqipëria bëhet mikpritësja e eventit më të madh akuarelit, ku artistë të njohur nga e gjithë bota do të shfaqin punimet e tyre për publikun shqiptar. Të gjithë flasin dhe sjellin kultura të ndryshme, por është akuareli dhe Shqipëria që po i bashkon.

Më 21 maj të gjithë artdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin pa pagesë demostrimet live të mjeshtrave të mëdhenj botëror të akuarelit, në sallën e koncerteve pranë Universitetit të Arteve, ku  mjeshtra si Alvaro Kastagnet (Uruguay), Atanur Dogan (Canada), Amit Kapoor (India), Hong Shan (China), Prafull Sawant (India), Krasi Todorov (Bulgaria) pritet që të sjellin sërish shijen e hollë artistike të artit të vërtetë.

Ekspozitës së mjeshtrave të mëdhenj ndërkombëtarë që do të hapet në orën 19:00 në galerinë FAB, do t’i bashkohen edhe profesorët  të Akademisë së Arteve.

Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave, të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin pikturik.

Krijimi i një komunikimi të përbashkët , shkëmbimi i eksperiencave, pritet që t’i japë një shtysë pozitive akuarelit në Shqipëri. Pas ekspozitës në Tiranë, artistët do të pikturojnë live në vende s; Berati, Ura Vajgurore, Vlora, Himara dhe Saranda.

Në fund të këtij udhëtimi, artistët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e qytetit të Sarandës, ku do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe që padyshim nuk duhet humbur.

Punime nga mjeshtrat e mëdhenj botëror të akuarelit  )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz