Gazmend Daka ka dehur me raki e verë shumë figura të politikës në Kosovë. Madje, nën shijen e rakisë së tij ka kaluar çaste gazmore edhe ish­presidenti, Ibrahim Rugova.

Qysh në krye të herës, Rahoveci ka pasur një traditë të trashëguar brez pas brezi në kultivimin e vreshtarisë, në bërjen e verës dhe të rakisë.

Po të zbresësh në fund të Rahovecit, pleqtë bëjnë me gisht nga podrumi i verës së familjes Daka, si një ndër më të moçmit në ato anë.

Gazmend Daka, kultivues i moçëm i verës e rakisë, thotë se me shekuj familja e tij e ka kultivuar këtë zanat, shkruan Zeri.

Myshterinj të rregullt i ka kryetarin e PDK­së, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn e Agim Çekun.

Ai kultivon dy lloje të rakisë, rakinë me mjaltë e rakinë e shtëpisë dhe katër lloje të verërave, Chardonnay e bardhë, e Vranac, Pinot dhe Cabernet. /Zëri/

raki