Mjeshtrja Natasha Çapa ekspozitë me punimet artizanale në Korçë, përcjell rolin e fortë të gruas shqiptare

Artizanati në Korçë është një prej zanateve që e ka bërë të njohur qytetin juglindor. Zanat ky që tashmë po përshtatet edhe me trendin e kohës, ndërsa në bazë ka ruajtjen e traditës duke ju bashkëngjitur modernes së kohës në të cilën jetojmë.

"Kjo ekspozitë ka ardhur si një ndërthurje e së shkuarës me të tashmen. Gjithashtu organizohet edhe në kudër të muajit të trashëgimisë kulturore, por edhe në kuadër të krijimit të klubit të grave, të shtëpiakeve profesioniste në bibliotekë", tha një pjesëmarrëse.

Në mënyrë të përsosur zonat karakteristike të Korçës mbartin vlera të veçanta të këtij zanati në të cilin kanë punuar me mjeshtëri gratë dhe vajzat korçare.

Ekspozita serviret nga duart e mjeshtres korçare, Natasha Çapa që tregon rëndësinë e rolit të gruas dhe traditës.

"Tematikat janë të ndryshme sepse unë i kam përshtatur. Pas pranverës vjen edhe Halloween, do thoni juve edhe Halloween-in, po edhe ai është pjesë e festës. Unë kënaqem me festat. I dua shumë festat dhe mezi i pres. Pastaj ka filluar me babagjyshat e vitit të ri, edhe ajo është një festë shumë e bukur. Vazhdojmë me Pashkën dhe me të gjitha punimet me radhë", tha Natasha Çapa.

Bibloteka "Thimi Mitko" hapi dyert gjatë fundjavës në kuadër të promovimit të vlerave kulturore, por njëkohësisht edhe për të theksuar rëndësinë e rolit të gruas.

"Jeta nuk ka qenë kaq e lehtë për neve. Ne kemi filluar nga hiçi, duke iu punuar fëmijëve pantollonkat, prish dhe ujdis. Atë thesin aty që e kam qëndisur e kam prishur dhe ujdisur. Pse do thuash ti? Nuk kishte në atë kohë asgjë . Çdo gjë ishte me mik", tha artizania Çapa.

Këto vlera të ruajtura brez pas brezi kanë ngjallur gjithmonë e më tepër interes të madh jo vetëm të vizitorëve, por edhe studiuesve gjatë ekspozitave të hapura ndër vite.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë