Mjetet nën sekuestër, shiten
“2 lek”, “Jaguar-i” jepet 1 mijë €
Një ankand i lajmëruar për më datë 1 tetor parashikon daljen në shitje publike për 44 automjete dhe motomjete të sekuestruara, që mbahen në Rezervat e Shtetit.
TIRANE - Kush dëshiron të blejë një makinë të përdorur apo një motoçikletë të tillë, nuk mund të gjejë rast më të mirë se ai, që ofrohet nga institucioni i Rezervave të Shtetit për 44 autovetura e motorrë. Fjala është për mjetet që janë konfiskuar tashmë nga organet shtetërore, si Policia e Shtetit apo Prokuroria dhe shiten për llogari të Buxhetit. Por çmime më të ulta se këto, që janë pasqyruar edhe në listën e riprodhuar në këtë faqe të gazetës, vështirë se do të gjendeshin në ndonjë nga tregjet e makinave të përdorura në të katër anët e vendit.
Kështu, psh, një autoveturë Citroen Xara me kapacitet motorrik 1.900 centimetra kub dhe që përdor karburant të tipit diesel, nxirret në ankand nga shteti me çmimin “dysheme” vetëm 75 mijë lekë ose 536 euro. Po ky çmim është përcaktuar edhe për shitjen e një Volksëageni Passat me të njejtat karakteristika dhe po aq vlerësohet në shitje edhe një makinë Rover 200 me cilindratë 1.600, me benzinë.
Makinat e sekuestruara të tipit BMË vlerësohen për shitje nga 75 mijë deri në 125 mijë lekë të reja, pra në një maksimum prej 893 eurosh. Ndërkohë, çmimi më i lartë është parashikuar për një Jaguar JFA benzine, që më parë ka mbajtur targa të qytetit të Vlorës, prodhim i vitit 1997, me kapacitet 3 mijë centimetra kub motorrik, në vlerën e një milion e gjysmë lekë të vjetra, ose pak më shumë se njëmijë euro.
Krahasuar me çmimet e tregut, këto janë disa herë më të ulta. Ankande të tilla të kujtojnë edhe ato për shitjen e automjeteve të institucioneve, të cilat u blenë kryesisht nga përdoruesit e mëparshëm të tyre, deputetë apo drejtorë, në ankande të papublikuar. Motoçikletat do të shiten nga 100 deri në 250 euro.
Në total, Rezevrat e Shtetit synojnë që nga shitja e 44 mjeteve të arkëtohen rreth 9.200 euro, sa ç’mund të shitet edhe një prej makinave në treg. Ankandi do të kryhet pranë ambjenteve të Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, Rruga nacionale e Elbasanit, Lundër. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është 1 tetori, ora 10:00.
Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.
(Në foto: Lista e automjeteve që dalin në ankand)Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35