Mjeti bujqësor i preu rrugën furgonit, përplasen keq dy automjetet në autostradën Lushnje-Fier, përfundojnë në spital 2 shoferët dhe 1 pasagjer

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Urës së Menzës.

Aksidentin e shkaktoi një mjet bujqësor, pasi ka hyrë në autostradë duke i prerë rrugën një furgoni. Përplasja i ka shkaktuar dëmtime të rëndë drejtuesit dhe pasagjerit të mjetit bujqësor, ndërsa lëndime të lehta ka marrë edhe shoferi i furgonit.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se po marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave