TIRANË - Policia kufitare shqiptare dha detaje pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të bllokuar kufijtë, pas dy rasteve të para të infektuar me koronavirus. Kufijtë do të qëndrojnë mbyllur për 14 ditë për arsye të parandalimit të COVID-19. Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14 mars 2020 nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë person të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Të vetmit që do të lejohen të hyjnë në Kosovë, janë kosovarët që ndodhen në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shqiptarët që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.
Po ashtu. do të lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.
Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.
"Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë", thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Në pikën kufitare të Morinës nuk janë lejuar të kalojnë njerëzit që nuk kanë arsye. Mes tyre ishin edhe dy të rinj nga Librazhdi që jetojnë jashtë vendit dhe prej 8 ditësh ndodhen në Shqipëri. Ata kanë prerë biletën për të ikur me avion nga Prishtina, por thonë se fillimisht nuk i kanë lënë të kalojnë kufirin në Morinë. Me maska dhe me doreza në duar. ata qëndruan në pritje deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Kujtojmë se një vit më parë për shkak të ditës së verës rruga e Kombit dhe dogana e Morinës ka pasur fluks lëvizjesh të automjeteve.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me avion sportiv nga Bari në Gjirokastër, realizohet fluturimi i parë ndërkombëtar! Në aerodrom vendoset Policia Kufitare
26 Tetor, 15:30
-
Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve
8 Shtator, 15:17
-
Siguria detare/ Nga Ksamili në Koman 18 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 4 mjeteve
1 Shtator, 11:43
-
Vlorë/ Kontrolle në det për sigurinë! Linjat Karaburun-Sazan, Policia: Mbani jelekë shpëtimi
31 Gusht, 13:31
-
Qeveria ‘blindon’ kufirin! Foto e video qytetarëve, sistem për të kapur nëse janë kriminelë
21 Gusht, 13:25
-
Siguria për sezonin turistik/ Bllokohen 44 mjete lundrimi nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit
11 Gusht, 14:51
-
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone nga Ksamili në Velipojë
28 Korrik, 15:48
-
Siguria në plazhe/ Gjatë 1 jave bllokohen 34 mjete lundruese në Shëngjin, Durrës, Ksamil e Velipojë
14 Korrik, 12:54
-
Balla me Policinë Kufitare në Vlorë: Të garantojmë sigurinë e pushuesve, mos toleroni asnjë drejtues që shkel kordonin e sigurisë në plazhe
7 Korrik, 12:35
-
Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit
30 Qershor, 12:04
-
Skafi pësoi defekt në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë
1 Maj, 18:54
-
Tiranë/ Lejoi daljen e një të mituri pa prokurë nga babai, detyrim paraqitje për policin e kufirit në Rinas
13 Shkurt, 11:40