MM tani me sistem të Automatizuar
të Menaxhimit të Burimeve

MM tani me sistem të Automatizuar<br />të Menaxhimit të Burimeve
TIRANE - Ministria e Mbrojtes vendos sistemin e Automatizuar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes, një standar i rëndësishëm i kërkuar nga NATO sa i takon  automatizimit dhe centralizimit të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes.

Zv/ministrja e Arta Musaraj e cilësoi një arrije të madhe e ministrisë në ikje.

 “Ky është një sistem i integruar, i cili projekton dhe administron komponentët e burimeve të mbrojtjes, si ato materiale ashtu edhe ato njerëzore, duke siguruar efiçencë dhe efektivitet të dukshëm e afatgjatë të zhvillimit dhe administrimit të këtyre burimeve. “- tha zv/ministrja në një prononcim për shtyp për median.
 
Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit të Burimeve, i cili përfshin: Tabelat e Organizimit dhe Pajisjeve (TOP), Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Menaxhimin e Infrastrukturës, Dixhitalizimin dhe Arkivimin e Dosjeve, Procesin e Rekrutimit, Testimit dhe Vlerësimit, Trajnimin dhe Gatishmërinë, Planifikimin e Kostos dhe Burimeve, Implementimi i integruar i programit “Alpha Finance”, Menaxhimin e Logjistikës e të tjerë komponentë, është ndërtuar me asistencën e vazhdueshme dhe ekspertizën e avancuar në këtë fushë të Kompanisë Amerikane CUBIK, e cila prej vitesh asiston Ministrinë e Mbrojtjes në procesin e reformimit të saj.
 
“Integrimi në këtë sistem i menaxhimit të financave të mbrojtjes në gjithë njësitë shpenzuese të saj, bën jo vetëm më të lartë transparencën në menaxhimin e tyre, por mundëson bërjen e analizave financiare që ridimensionon llogaridhënien në përdorimin e financave publike, si dhe rregullon dukshëm proceset e planifikimit, të cilat janë jetike për një vend anëtar të aleancës më të madhe politike dhe ushtarake deri më sot.”- nënvizoi Musaraj.
 
Përmes këtij sistemi të automatizuar, ministria e Mbrotjjes thotë se  garantohet cilësi dhe drejtësi në zhvillimin e karrierës së Forcave të Armatosura, transparencë dhe llogaridhënie në përdorimin e financave publike, kompetencë dhe efektivitet në planifikimin e operacioneve dhe logjistikës së nevojshme për një vend i cili merr përgjegjësitë e duhura si anëtar i NATO-s dhe krijon një model të suksesshëm të drejtimit në një sektor kaq të rëndësishëm.
 
Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes është një sistem tërësisht digjital, me komponentët softëare dhe hardëare të tij të testuar, i cili ka dhënë suksesshëm produktet e veta në menaxhimin e përbërësve të caktuar të tij, duke sjellë ndryshime rrënjësore në planifikimin e burimeve të mbrojtjes dhe nevojave për to, në përputhje me dokumentet bazë të zhvillimit dhe planifikimit strategjik të mbrojtjes shqiptare.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca