Mnistri Halim Kosova: Në QSUT
2.4 miliardë lekë abuzime

Mnistri Halim Kosova: Në QSUT<br />2.4 miliardë lekë abuzime
TIRANE - Ministri i Shëndëtësisë Halim Kosova në një deklaratë dje për media u shpreh se në QSUT është abuzuar me medikamentet. Sipas tij nga kontrollet e fundit që janë kryer në institucionet shëndetësore veçanërisht në QSUT është konstatuar një abuzim prej 2.4 miliardë lekësh, tendera të kryera në masë më të madhe për blerje medikamentesh. “2.4 miliardë lekë të vjetra tender është kthyer komplet sepse ka patur shkelje.

Çdo tender që ka patur devijime të mëdha nga lista referuese që ka Ministria e Shëndetësisë kuptohet që do të kthehet. Do të pres të gjitha lidhjet e paligjshme që nuk lejojnë që buxheti i shtetit të shkojë tek pacienti. Buxheti është i tillë që të gjitha nevojat e pacientëve të plotësohen. Çdo njeri që ka abuzuar, do të përgjigjet aty ku i takon”, deklaroi ministri Kosova. Ai ka premtuar ndryshim të situatës madje brenda kësaj jave.

Pacientët nuk mund dhe nuk duhet të vuajnë pasojat e tenderave për të pasur ilaçe.“Qysh nesër (sot) do të fillojnë prokurimet por natyrisht nuk do të përdoren më ato çmime barnash që ishin përcaktuar më parë të cilat devijonin deri në 5 fish nga lista bazë e medikamenteve. Ka pasur devijime në fondet publike të dhëna për shëndetësinë dhe keqmenaxhim të institucioneve veçanërisht QSUT” u shpreh ministri Kosova.

Ministri tha se për shkak të keqmenaxhimit të kësaj natyre QSUT është në këtë gjendje, ku ka mungesa të theksuar të ilaçeve dhe për shkak të çmimeve të barnave në disa raste 5 herë më të larta se lista bazë e medikamenteve, pacientët kanë pasur 5 herë më pak barna nga ajo që duhet të kishin. Ndërsa në lidhje me ndërprerjen e procesit të emërimit të shefave të rinj në QSUT ministri u shpreh “Procesi i rikthimit është në vazhdim të zbatimit të VKM nr. 771.

Në urdhrin e rikthimit të këtij procesi janë të gjitha arsyet dhe pse. Në punën time të përditëshme do të këtë trasparencë për çdo veprim të zhvilluar, si për zgjedhjen, si për procesin e tenderimi të ilaçeve, si për shërbimin që duhet t’i bëhet të sëmurit, kjo do të jetë filozofia e punës time dhe frutet e saj do të jenë të padiskutueshme” tha Kosova.

Ministri gjithashtu u shpreh se ka gjetur konfirmim edhe nga shefat e zgjedhur për të nisur procesin e rishqyrtimit të shefave. “Kam gjetur konfirmim të plotë dhe sot (dje) kam nisur nga puna për korrigjimin e atyre hallkave ,që nuk përkon me Vendimin e Këshillit të Ministrave, në mënyrë që ta bëjmë këtë proces sa më dinjitoz dhe në mënyrë që asnjë njeri në fund të procesit mos ta ndjejë veten të lënduar” përfundoi ministri Halim Kosova.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK