Mobiljet e Kryeministrisë, ja mjeshtri
në Shkodër që po i restauron

Mobiljet e Kryeministrisë, ja mjeshtri<br />në Shkodër që po i restauron
SHKODËR - Pak kilometra nga qendra historike e Shkodrës, në një prej lagjeve periferike, një grup specialistësh, restaurojnë deri në orët e vona të mbrëmjes mobiljet e dizenjuara dhe prodhuara në vitin 1940 enkas për ambjentet e Kryeminsitrisë nga Gio Ponti.

Së shpejti këto mobilje do të kthehen në vendin e tyre, aty ku ishin skicuar që me krijimin e kësaj godinë nga arkitekti i godinës së kryeministrisë Gherardo Bosio.

Mobileria “Dafinor” ka fituar besueshmërinë falë dorës së mjeshtarave të saj, jo vetëm në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat pranë, por edhe më larg ndër njohës të trashëgimisë dhe koleksionistë nga e gjithë Shqipëria. 

Këtu kanë ardhur mobiljet e gjetura në depot e Kryeministrisë, por për shkaqe sigurie, nuk lejohet të fotografohet brenda saj.

Kjo mobileri me pronar Pjetër Kakia, një mjeshtër i restaurimit të objekteve prej druri, operon në qytetin e Shkodrës që nga viti 1995.

Ai së bashku me një grup mjeshtrash të kësaj mobilerie po punojnë prej disa ditësh me objektet e mbërritura nga Tirana. Ata thonë se objektet e rralla janë mjaft të dëmtuara nga kushtet e këqia të ruajtjes, por me ndërhyrjet që do të bëhen në to, mobiljet e dizenjuara dhe të vëna në zyrat e Kryeministrisë që nga vitit 1940 do të fitojnë sërish shkëlqimin e dikurshëm.

Mjaft të rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth punës me këto objekte mjeshtrit e kësaj mobilerie na bëjnë me dije se do të duhen ende disa ditë të tjera që puna të përfundojë dhe objektet të rikthehen aty ku është menduar nga grupi i specialistëve që po punon për rikthimin në identitet të ambjenteve të kryeministrisë.

Mobileria “Dafinor” dhe mjeshtri i saj Pjetër Kakia që nga fillesa e këtij biznesi në mes të viteve ’90 është marrë me grumbullimin e mobiljeve qindra vjeçare, të cilat janë mbledhur nëpër familjet e veriut të Shqipërisë, objekte me vlera të veçanta, të cilat i kanë tregtuar pas ndërhyrjeve restauruese në to. 

RESTAURIMET E TJERA
Mobileria “Dafinor” njihet për punën e specializuar që bën në mobiljet e vjetra dhe restaurimin e tyre. E njëjta mobileri pak kohë më parë ka restauruar edhe mobiljet e Presidences sikurse edhe ka ndërtuar pjesën e tavanit të kishës së madhe në qytetin e Shkodrës.

Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania